Këlliçi për deklaratat e Bashës: Foltorja aplikim i demokracisë së drejtpërdrejtë, në PD s’ka antiamerikanë

Këlliçi për deklaratat e Bashës: Foltorja aplikim i demokracisë së drejtpërdrejtë, në PD s’ka antiamerikanë

16:56, 17/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për deklaratat e bëra nga Lulzim Basha. Ky i fundit deklaroi se Berisha do që ta përdorë PD-në për interesat personale.

Këlliçi thekson se Foltorja e Sali Berishës është aplikim i drejtpërdrejtë i demokracisë dhe prandaj e mbështet atë. Ai shton se në PD nuk ka pasur e nuk ka për të pasur ndonjëherë antiamerikanë.

“Në PD asnjë nuk është kundër SHBA-ve. Në PD nuk ka as edhe një person që punon kundër interesit strategjik të raporteve mes Shqipërisë dhe Amerikës. Foltorja jep mundësinë e aplikimit të demokracisë së drejtpërdrejtë.  Unë besoj te Foltorja sepse besoj tek demokracia, liria e mendimit ndryshe.

Në PD nuk ka asnjë antiamerikan, sepse Partia Demokratike anëtarësoi vendin në NATO, është forca që riktheu raportet me SHBA në vitet 1990. PD vendosi raportet me Amerikën dhe PD do mbajë gjallë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbase tani ka ardhur momenti që PD edhe të rithemelohet dhe të jemi në front kundër Ramës. Këto debate besoj se i kanë shërbyer PD-së, sepse ishte në vdekje klinike”, u shpreh Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco