Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Rama në Itali: Çfarë ndodh te ne, ka ndikim menjëherë në Europë

Rama në Itali: Çfarë ndodh te ne, ka ndikim menjëherë në Europë

13:15, 17/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, priti në një takim këtë të mërkurë Edi Ramën, ndërsa më pas ata mbajtën edhe një konferencë për mediat.

Draghi foli për lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e falënderuar edhe njëherë kryeministrin shqiptar për solidaritetin gjatë periudhës së vështirë të pandemisë, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj Shqipërisë do të vazhdojë të jetë e madhe nga Italia.

“Ne ishim takuar edhe më parë, por nuk kemi pasur mundësinë të flisnim sy më sy. Doja ta falënderoja Ramën për solidaritetin që Shqipëria ka pasur me Italinë në periudhën më të errët gjatë pandemisë. Marrëdhënia jonë është shumë e fortë, nuk ka nevojë për fjalë. Italia e ndjek nga afër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Italia do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë të saj. Edhe bashkëpunimi në Gjyqësor dhe sigurisë ecën shumë mirë dhe sot folëm për këtë. Mund të them se Italia do t’i japë një mbështetje të plotë Shqipërisë”, tha Draghi.

Kurse Edi Rama u dërgoi mesazh europianëve, duke deklaruar se ajo që ndodh në Ballkanin Perëndimor, ka ndikim menjëherë në Europë.

“Folëm edhe për integrimin europian që të çelim një korsi më të shpejtë, që të mund të integrohen sistemet universitare europiane me ato te Ballkanit. Apo sistemet e bujqësisë, inovacionit e të tjera, pa harruar tranzicionin ekologjik. Është një sfidë e përbashkët. S’ka pse të ketë dy korsi të ndara. Çfarë do që të ndodhë në Ballkan, si në të mirë edhe në të keq, ka një ndikim të menjëhershme në Europë. Është e vetmja me një kufi të jashtëm e të brendshëm", tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco