Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Vrasja tragjike e 8 vjeçarit në Fier, Basha: Këmbanë alarmi për të gjitha strukturat

Vrasja tragjike e 8 vjeçarit në Fier, Basha: Këmbanë alarmi për të gjitha strukturat

12:49, 17/11/2021
A+ Aa A-

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me ngjarjen horror në fshatin Grecalli të Fierit.

I tronditur për ngjarjen, Basha shkruan se si prind, ndan sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos.

“Është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.” shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:
Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Azemi17/11/2021 14:40

Pse nuk vajte ne varrim apo ske lek me hedh ne Kafe

Shto koment

Denonco