Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Opozitë boshe, rrugaçe, vulgare!

Opozitë boshe, rrugaçe, vulgare!

11:55, 17/11/2021
A+ Aa A-

Nga Fatbardh Kadilli/

Hezitova gjithe ditën dje që të mos flisja, por mendoj se duhet folur. Vulgariteti dhe sjellja rrugaçërore e opozitës në parlament është alarmant dhe dëshmon tre gjëra të rënda për të:

1. E paaftë për të bërë betejat e vërteta kundër Ramës sepse është e kapur prej tij, si dhe e izoluar ngaqë nuk ballafaqohet ballë për ballë me demokratët dhe shqiptarët në përgjithësi, udhëheqja e PD-së ka vendosur të luajë luftash në Kuvend me Ramën.

2. Promovimi në krye të PD-së i figurave me integritet dhe moral të dyshimtë do çonte pashmangshmërisht në vulgarizimin dhe degjenerimin e komunikimit dhe veprimit publik të PD-së, që po shpaloset tashmë në parlament.

3. Edi Rama ka vendosur ta poshtërojë deri në fund opozitën në sytë e njerëzve. Duke njohur mirë mangësitë morale dhe hallet politike të tyre, Rama po i nxit drejtuesit e opozitës në sjellje rrugaçërorë, ashtu siç nxiten gjelat në luftë gjelash. Kjo është opozita ideale që do Rama: boshe, rrugaçe, arrogante në vulgaritetin e saj.

Mjerë demokratët dhe mjerë Shqipëria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana17/11/2021 14:14

Po kujt po i qahesh o kadill ; duket se ke mbetur ne mes te 4 rrugeve politike ...???!!!

Shqiptari17/11/2021 12:53

Ti o Kadill ben sikur je me i kulluari. Mos e ve te gjithe opoziten ne te njejtin kallep me Ramen, Bashen, Salijanjin....etj. Ti enderon te behesh kryetar i PD! Tani qe Berisha doli ne shesh fillove ti kundervihesh. Per mua ti nuk je smart me duket sikur je kurvicke dmth pic rrugesh.

Shto koment

Denonco