Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Rama për vrasjen e fëmijës në Fier: Barbari tronditëse, presim me padurim verdiktin e drejtësisë

Rama për vrasjen e fëmijës në Fier: Barbari tronditëse, presim me padurim verdiktin e drejtësisë

08:36, 17/11/2021
A+ Aa A-

Nga aeroporti i Rinasit, kryeministri Edi Rama ka dhënë një konferencë për shtyp përpara vizitës zyrtare në Romë për bisedime me kryeministrin italian Mario Draghi mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë konferencë, dhënë në rrugë e sipër, Rama foli në veçanti për krimin makabër që ndodhi dje në fshatin Grecalli të Fierit, vrasjen e një fëmije tetë vjeç.

“E pangushëllueshme - tha Rama, - për prindërit, familjen e të afërmit dhimbja e humbjes tragjike të vogëlushit Mateo, nga Grecallia e Fierit, e cila tronditi mbarë shoqërinë pasditen e djeshme. Reagimi i menjëhershëm dhe shpejtësia e kapjes së autorit nga Policia e Shtetit, duhet medoemos të pasohen nga ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për autorin e barbarisë tronditëse.

Asgjë nuk e shlyen humbjen dhe lehtëson peshën e kësaj barbarie mbi zemrën e mendjen e nënës, babait e familjarëve të vogëlushit, por duke u shprehur atyre ngushëllimet më vëllazërore, presim me padurim verdiktin e merituar të drejtësisë,” u shpreh kreu i qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 17/11/2021 09:24

Cfare drejtesie pret ti mor hale?Ti e shkaterrove drejtesine shqipetare.Vendos ligjin me varje mor mendere shqyer se ke vete femij te vegjel.Si do ndiheshe ti tu ndodhte femijeve te tu kjo gje?

Koli17/11/2021 09:22

Po per sigurine qe duhet te garantojë shteti kemi ndonje fjale apo ajo eshte detyre e tjeterkujt !

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 17/11/2021 09:06

Po sigurisht “helbete” o i cmendur, kur perkrah dhe promovon, perdhunues serial, trafikant, pedofil, pederastet po e po dhe i bere synet nga Kardashi, por koke e kembe I shitur ne beograd. Cfare pritet nga nje i semure si ti, si ky monstra dhe nga laramanet e gazetarise tende. Cojani kete permendore atij qe ka pusht-tet, cojani medjave be studjo qe mbrojne vrasesit, perdhunuesit, cojani organizatave jo qeveritare te Sorres, por nen patronazhin e Mero Bazes, Sokol Balles, Minxhozit, Xhunges dhe mos harroni thithlopen dhe idiotin Dritan Hila ( prite tani kur te thote monstra nuk eshte faji I qeverise) Do bejme shtet. Thote I cmenduri. Ky popull ka vdekur, po te ndodhte me nje vend tjeter do hidhnin qeverrine ne lum apo det. Ke ta mbyllim duke ju lutur Zotit qe t’ja lehtesoje familjareve, njerezeve te afer dhe sidomos Nenes shami zeze.

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 17/11/2021 09:05

Shto koment

Denonco