Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

‘Basha rrezikon burg në SHBA dhe Shqipëri’/ Malltezi: Ja si përfitoi para për t’i depozituar te Nik Muzini

‘Basha rrezikon burg në SHBA dhe Shqipëri’/ Malltezi: Ja si përfitoi para për t’i depozituar te Nik Muzini

23:08, 16/11/2021
A+ Aa A-

Ish-anëtari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi, ka rikujtuar deklaratën e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur ky i fundit tha se beteja sapo ka filluar, mirëpo beteja sipas Malltezit ka filluar në vitin 1990.

I ftuar në emisionin “Pushteti”, Malltezi theksoi se PD e tanishme e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje dhe Foltorja ishte pikerisht ajo e cila zgjoi PD nga gjumi letargjik.

Maltezi: Për fat të keq PD e tanishme, e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje. Forca e asaj partie nuk është kryetari, sa lëpirësa ke me vete, por anëtarësia e PD. Levizja që ka nisur profesor Berisha me Foltoren, ishte levizje që zgjoi PD nga gjumi letargjik. Demokratët kërkojnë të flasin lirshëm. Ku është opozita sot? Ky tha beteja sapo ka filluar.

Mas 31 vitesh do fillonte historia me këtë. Kaq i trashë, kaq gënjeshtar është. Çfarë halli kishte që gënjeu. Pse kur filloi beteja kur e shpalli ky me 27 prill? Tani pas 7 muajsh ku është beteja? Hellow, ku e ke PD-në? Gjumë!

Maltezi ka folur më tej edhe për dosjen ruse që i është përmendur kreut të PD, Lulzim Bashës.

Ai shprehu se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi, për t’i depozituar te Nik Muzini.

Malltezi: Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri.

Para dy muajsh deklaroi se PD do hidhte në gjyq Evi Kokalarin, por pas 2 muajsh nuk ka padi. Nik Muzin qenka patate e nxehtë për Bashën. Pse fshihet pas PD ky njeri frikacak. Aty është një gjë e rëndë. Nuk janë para ruse, por janë para të biznesmenëve shqiptarë, të cilëve zoti Basha i ka marrë dhe nuk i ka depozituar në PD.

Nuk kishte mundësinë të bënte kontratën e plotë me Nik Muzin. Ai ka gjetur një femër në Skoci që kishte lidhje me Rusinë, prandaj dyshonin. Por nuk janë para ruse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gent Agolli17/11/2021 09:02

Follow the money.. kunati Erion Isufaj është passwordi.

Agimi17/11/2021 00:00

O malltez, edhe PSE je dhendri I berishes, mund te kesh te drejte per lulin por Ku ishe deri tani!?!? Keni 12 vjet qe I beni fresk bashes.Jo tani nuk shkon goditja. Te gjithe Jeni te perzier ne llum, ne vjedhje, ne ndertime ne ryshfete ,e sidomos ju kryesoret e PD. Ka vetem nje njeri te ndershem qe deri me sot ne raport me ju ,me zyrtaret dhe me femijet e vet , nuk ka perfituar adgje edhe PSE ka patur funksionet me te larta te shtetit. Dhe ky njeri eshte berisha ,kete e tregon edhe mbeshtetja qe Ka ne popull, si shprese per te zhdukur kete te keqe te madhe qe Ka zaptuar shqiperine.ky njeri ju then koken dhe hundet ,hajduteve dhe pirateve te pasurise se shqiptareve ,Ku nuk perjashtoheni as ju.

Shto koment

Denonco