Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Anëtarja e Kryesisë së PD nxjerr blof 'Fiks Fare': Firmat u dorëzuan në datën 10 nëntor

Anëtarja e Kryesisë së PD nxjerr blof 'Fiks Fare': Firmat u dorëzuan në datën 10 nëntor

22:19, 16/11/2021
A+ Aa A-

Sekretarja e degës së PD në Sarandë, Matilda Qurku ka reaguar pas videos së publikuar në emisionin 'Fiks Fare' lidhur me mbledhjen e firmave të delegatëve.  

Një grup i Fiks Fare ka qenë në qytetin bregdetar në datën 12 nëntor dhe një prej anëtarëve të stafit ka firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

"Fiks Fare mori pjesë në disa takime që Sali Berisha ka kryer nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në takimin që pati në qytetin e Sarandës në 12 nëntor 2021,gazetarja e Fiks Fare firmosi pa hasur në asnjë pengesë përpara fillimit të takimit tek Hotel “Mediterrane” të “Foltores: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Askush nuk i kërkoi kartën e anëtarësimit apo verifikoi emrin e saj në listë. Mjaftoi karta e identitetit dhe një video që vetë anëtarët e stafit ia bënë në momentin e firmosjes së formularit", thotë Fiks Fare. 

Mirëpo në reagimin e saj, anëtarja e Kryesisë së PD sqaron se 100 firmat e delegatëve të Sarandës janë dorëzuar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në datën 10 nëntor 2021 pas një verifikimi të imtësishëm, dy ditë para se të zhvillohej 'Foltorja'. 

Postimi
Foltorja dhe firmëtarët delegatë, e kanë tremb aq shumë saqë Basha ka kërkuar ndihmë nga Çakalli i Ramës... 100 firmat e delegatëve të Sarandës janë dorëzuar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD në datën 10 nëntor (2 ditë para mbajtjes së Foltores në Sarandë), pas një verifikimi të hollësishëm. Kuvendi i datës 11 dhjetor do mbahet, s'e ndal dot as Basha e as Çakalli i Ramës. Në 11 dhjetor, delegatët e Kuvendit Kombëtar, vendosin të ardhmen e Partisë Demokratike. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo16/11/2021 23:33

E bukur kjo!Hahahaaaa Si e vërteton kjo Qurku këtë!?? Çfarë formulari firmoi gazetarja!? Përse nuk i thanë ,nuk pranohen më!? Floriana sot tha ndryshe ! Nuk mbulohet muti me shurrë !

Shto koment

Denonco