Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Mbyllja e RTSH-së', Koçiu: Askush nuk i është qepur institucioneve si kryeministri i fundit

'Mbyllja e RTSH-së', Koçiu: Askush nuk i është qepur institucioneve si kryeministri i fundit

22:16, 16/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, gazetari Mishel Koçiu ka komentuar zhvillimet në RTSH.

Sipas Koçiut, sot vijmë në një moment që kërkohet mbyllja e RTSH dhe askush nuk i është qepur institucioneve si kryeministri i fundit.

Koçiu: Më ka munguar ky moment për tju drejtuar publikut shqiptar. Do më vinte mirë të ishte një sigël e RTSH në krahë pasi është materniteti i madh televiziv që na rriti të gjithëve edhe në Kosovë.

Është e vërtetë se RTSH ishte në shërbim të një kauze të caktuar para viteve ’90, një kauze të humbur që është kauza komuniste. Edhe kënga, filmi edhe spektakli ishin në këmishën e forcës së diktaturës. RTSH –në unë e ndaj në dy pjesë, pjesa propagandistike që ka të bëjë me retushimin e lajmit është edhe pjesa artistike që sa do ti vendosësh këmishën e forcës, ajo di të afirmojë dhe të shprehë shpirtin e popullit. RTSH ishte i vetmi që nuk ndryshoi pas ’90. Zyrtarët dhe mëndësia e njerëzve që morën drejtimin e shtetit ishte e vështirë që të laborohej deri në atë formë sa të jepte lirinë e caktruar që meriton një media e cila pretendon që të jetë zëri dhe fytyra e kombit. Sot kemi shumë pak gjëra kombëtare që kemi unitet të pranuar nga të gjthë. Kemi kombëtaren e futbollit, flamurin, himnin, Nën Terezën që është e kundërshtuar nga një pjesë, kemi dhe RTSH që gjuhet me topa balte saher që del nga influenca e një pale politike.

Por sot vijmë në një moment që kërkohet mbyllja e RTSH dhe ky propozim që në dukje vjenë nga Leka Bungo por nuk e besoj se vjen nga ky që ne e njohim. Askush nuk i është qepur institucioneve si kryeministri i fundit. Iu qep teatrit e shkatërroi, iu qep stadiumit dhe e bëri fushë me kullë, do ta mbylli RTSH-në të ngrejë dhe atje nja katër kulla dhe katin e parë televizion publik. Këto janë idiotësira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco