Yzeiraj: Kosova zhvillon politika më të mira se Shqipëria, vendi ynë në stanacion ekonomik

Yzeiraj: Kosova zhvillon politika më të mira se Shqipëria, vendi ynë në stanacion ekonomik

22:03, 16/11/2021
A+ Aa A-

Ekonomisti Endrit Yzeiraj, në një intervistë në Skype në emisionin A Show me moderatorin Adi Krasta, foli për situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Yzeiraj thekson se Kosova po zhvillon politika më të mira se Shqipëria, duke shtuar se vendi ynë është aktualisht në stanacion ekonomik.

“Kosova po zhvillon politika europiane. Pushteti lokal në Kosovë është më i fuqishëm se në Shqipëri dhe kjo prodhon kryeministër që nuk mbledh të gjitha interesat e veta rreth vetes. Kjo se njerëzit janë më të lirë, nuk janë të lidhur fatet vetëm me qeverinë. Në Shqipëri, para 2008 kemi pasur periudhë të artë për ekonominë, ndërsa tani rritja është shumë e pakët. Ne kemi bërë edhe ndryshime të Kushtetutës dhe kjo jep efekte.

Kosova ka prodhuar sistem politik, ku pushteti është shpërndarë, ndryshe nga se ndodh me Tiranën. Shqipëria ka një stabilitet të mërzitshëm, por janë të njëjtët politikanë dhe për ekonominë, mund të themi se Tirana është në stanacion të ngadaltë. Kosova po ecën më mirë, edhe për Kushtetën që ka në fuqi, që është e imponuar nga jashtë, pra edhe pse nuk janë shumë të ndryshëm nga ne, se janë shqiptarë, po ndërtojnë institucione europiane”, u shpreh Yzeiraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco