Meta: Ka Gjykatë Kushtetuese, por ka edhe Gjykatë në Strasburg

Meta: Ka Gjykatë Kushtetuese, por ka edhe Gjykatë në Strasburg

21:26, 16/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi zgjedhjet vendore të 30 qershorit. 

Në intervistën për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, Meta tha se do ta shohë me vëmendje vendimin lidhur me mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkitë ku nuk kanë kryetar. 

yetje: Zoti President, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë në lidhje me paligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-s. A do t’i shpallë Presidenti zgjedhjet? Nuk është bërë ende zbardhja e vendimit, por gjithsesi Presidenti i Republikës a do t’i shpallë zgjedhjet në ato bashki ku mungojnë kryetarët?
Presidenti Meta:
Presidenti i Republikës është këtu për t’i shërbyer respektimit të Kushtetutës. Për çështjen që ju folët, Presidenti i Republikës nuk ka asnjë vendim të zbardhur zyrtar, me vulë, pa vulë, me firmë nga Gjykata Kushtetuese apo ndonjë institucion tjetër për këtë çështje!

Deri tani Presidenti i Republikës ka vetëm raportin e OSBE/ODIHR-it për këtë çështje. Institucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar për vlerësimin e zgjedhjeve, por edhe për një çështje të tillë si kjo, madhore, siç është ajo e këtyre zgjedhjeve. Kaq ka Presidenti!

Se nuk mund të nisem nga lajme gazetash, lart e poshtë. Do ta shikojë me shumë vëmendje, pa dyshim! Gjykata Kushtetuese është institucioni më i rëndësishëm në një shtet të së drejtës, që është realisht shtet i së drejtës. Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka bërë një luftë të jashtëzakonshme prej më shumë se katër vitesh. Jo vetëm si President, por edhe në vitin e fundit që isha Kryetar i Parlamentit, se shorti i parë u hodh në atë kohë, dhe që nisën debatet dhe bllokimet e qëllimshme të KED-së për ta lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese për vite të tëra dhe për ta bërë atë proces ashtu siç u bë.

Ne do t’i presim me shumë vëmendje vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Do t’i studiojmë dhe do të bëjmë veprimet më të mira në interes të respektimit të Kushtetutës edhe të të drejtave të njeriut, sepse sigurisht që ka Gjykatë Kushtetuese, por padyshim që nuk ka vetëm Gjykatë Kushtetuese. Ka edhe Gjykatë Evropiane që mbron të drejtat e njeriut dhe Shqipëria tani është pjesë e një sistemi të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco