Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Krimi makabër në Fier, kreu i KMSH: Drejtësia të veprojë, persona të tillë s’mund të lëvizin lirshëm

Krimi makabër në Fier, kreu i KMSH: Drejtësia të veprojë, persona të tillë s’mund të lëvizin lirshëm

20:52, 16/11/2021
A+ Aa A-

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu ka reaguar për ngjarjen horror të ndodhur në Fier, ku Klodian Çalamani 38 vjeç ka vrarë një vogëlush 8 vjeç.

Spahiu thekson se drejtësia duhet të veprojë për të tilla raste, duke shtuar se persona me rrezikshmëri të tillë nuk mund të lëvizin lirshëm.

Ai shton se ngjarje të tilla nuk duhet që të përsëritet dhe se shoqëria jonë duhet të bëhet më e mirë.

Postimi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiu:

Trishtues lajmi që po përcillet nëpërmjet mediave për ngjarjen makabre të ndodhur sot në një fshat të Fierit!

Lutjet e mia shkojnë për prindërit e fëmijës së ndjerë, Zoti u dhëntë atyre durim!

Apeli shkon për institucionet e drejtësisë dhe ato të garantimit të sigurisë së qytetarëve, ngjarje të tilla të përsëritura, siç është rasti i sotëm, nuk duhet të ndodhin më kurrë.

Është e pa pranueshme që persona me precedentë të rëndë penale të enden të lirë në shoqëri.

Është koha që të reflektojmë të gjithë si shoqëri, gjithsecili nga ne ka kontribut për të dhënë që shoqëria jonë të bëhet më e mirë, më e paqtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco