Kuvendi në 11 dhjetor? Rrushaj i paqartë: Delegatët do vijnë në 18! Ja çfarë ndodh me Berishën

Kuvendi në 11 dhjetor? Rrushaj i paqartë: Delegatët do vijnë në 18! Ja çfarë ndodh me Berishën

20:33, 16/11/2021
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj beson që në 18 dhjetor, datë kur Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar, do të vijë numri i mjaftueshëm i delegatëve për të bërë kuorumin e mjaftueshëm.

I ftuar në ‘Radarin Informativ’, Rrushaj nuk di të thotë se çfarë do të ndodhë me 4200 firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor, por ‘në datë 18 delegatët do të vijnë’ tha Rushaj.

Ai theksoi se në 18 Dhjetor, Kuvendi që ka thirrur lideri demokrat nuk do të përjashtojë liderin historik nga partia që themeloi 30 vite më parë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A ka gjasa të ketë një reflektim deri në afrimin e këtyre datave të Kuvendeve, pasi nga Berisha duket se nuk do të ketë një tërheqje, që të bëhen bashkë?

Rrushaj: Ju thoni parti zyrtare, parti “Foltore”. PD në dijeninë time është një, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka një statut, organe të zgjedhura, që marrin vendime, që mund të jenë të drejta apo të padrejta. Ka një kuvend që mbahet në datë 18 Dhjetor.

Pyetje: Ka një grupim shumë të fuqishëm përballë?

Rrushaj: E ka kërkuar Sali Berisha, kanë mbledhur firma dhe kanë kërkuar që të mbahet një Kuvend. Statuti i PD-së e ka këtë lloj mundësie, kur e kërkon ¼ e delegatëve duhet të fillojë procedura. Kërkesa fillon me paraqitjen e firmave me shkrim te PD dhe PD ka protokoll dhe pastaj ka institucione si Kryesia që marrin vendime për thirrjen e Kuvendit.

Pyetje: Paloka është institucion?

Rrushja: Edi Paloka është kryetari i këshillit kombëtar, ndërkohë PD ka një zyrë protokolli ku paraqiten dhe shqyrtohen.

Pyetje: Specifikohet në statut ku paraqiten firmat?

Rrushja: Kam një pyetje, dikush që dërgon një letër në PD e ka të specifikuar ku duhet të dërgohet apo te protokolli? Mund të mi kishte sjellë edhe mua (firmat), por prapë nuk quhet dorëzim. Duhet t’i dërgonte në protokoll. Më pas është Kryesia ajo që merr vendimin për Kuvendin, vendim i cili duhet të jetë të paktën një muaj përpara mbledhjes së Kuvendit.

Pyetje: A jeni të sigurt se në Kuvendin që ka thirrur Basha do të vijnë numri i mjaftueshëm i delegatëve?

Rrushja: E sigurt është që do të vijnë delegatët për kuorumin.

Pyetje: Çfarë ju bën të sigurt, duke qenë se një pjesë janë në krahun tjetër?

Rrushja: Nuk e di sa janë.

Pyetje: Ku keni ju sigurinë?

Rrushja: Sa herë që ka ndodhur që është thirrur Kuvendi, delegatët kanë ardhur.

Pyetje: Po nëse nuk do të ketë një kuorum, cfarë do të bëjë Basha?

Rrushja: Këtë nuk e kam diskutuar me Bashën. Nuk e di cfarë do të ndodhë. Në datë 18 delegatët do të vijnë. Vijnë, diskutojnë, disa janë pro dhe disa kundër.

Pyetja: Është planifikuar të përjashtohet Berisha?

Rrushja: Jo. Absolutisht që jo. Nuk është parashikuar fare as përjashtimi i Berishës dhe askujt tjetër.

Pyetje: A mund të përfundojë PD-ja e përçarë në dyert e gjykatave?

Rrushja: Unë shpresoj që jo.

Pyetje: Por nuk e përjashtoni?

Rrushja: Nuk kam asnjë dyshim që të gjithë demokratët, edhe ata që sot janë me zotin Berisha, kundër Bashës, nuk kam dyshim që duan një PD të bashkuar, e aftë për të rrëzuar Ramën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI16/11/2021 21:32

Si u katandis keshtu Partia Demokratike!!!! Ne cdo formun, ne cdo detyre jane caktuar dhe jo votuar njerez te Sorosit, njerez te Rames dhe shoke te Olsi Rames!!! Kjo Rrushja eshte shoku i ngushte i Olsi Rames. Cfare prisni ju qe te thote ky??? Para 3 javesh ishte ky qe tha, me kerkesen e 1/4 se antareve te Kuvendit, kuvendi mblidhet pa asnje diskutim. Tani, po na e nxjerrka sekretaren e Gazmenda Bardhes me te madhe ne detyre dhe me te besueshme se sa Kryetarin e Keshillit Kombetar te PD!!! Formularet e firmosur nuk jane depozituar tek shtepia e Edi Palokes, por tek zyra e Kryetarit te Keshillit Kombetar te PD. Ti hani mutin Foltores, Berishes dhe te gjithe firmetareve te Foltores!

Korabi16/11/2021 21:22

Rushke kuvendi mlidhet me 11 dhjetore pike.Ti more zotri nuk I nje demokratet ke ardhe nga hici. PA u votuar ke hy ne kryesi e Kryetal grupi.Sa per perjashtimin e Berishes po te them merre spun e brisket e te ndihmoj edhe lulashja me grita sumen po pate nevoj merre edhe Saljana me gjekmarkajn

Shto koment

Denonco