Berisha: Fermerët e Myzeqesë falimentuan prej 'Open Balkan', Rama po nxit konflikt

Berisha: Fermerët e Myzeqesë falimentuan prej 'Open Balkan', Rama po nxit konflikt

19:23, 16/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Open Balkan nga foltorja e Fushë Krujës, ku sipas tij ka sjellë falimentimin e fermerëve të Myzeqesë dhe gjithë Shqipërisë.

Sipas Berishës, kjo është një gjëmë për vendin pasi është një politikë e George Soros.

Berisha: Ju e shihni se ç'po ndodh me interesin kombëtar këto kohë.

Prej një jave fermerët e lushnjes janë në protestë. Sepse Balkani i hapur ua hoqi TVSH e rodhimeve të tyre. Dhe heqja e TVSH me porosi të Vuçiç bën që prodhimet serbe të zhvlerësojne të gjitha prodhimet në Shqipëri, sepse bëhen me subvencione shumë të mëdha. Shumadia do të zëvendësojë Myzeqenë. Kjo është një gjëmë për vendin. Ne në qumësht dhe vezë në 2013 jo vetëm mjaftonin, por eksportonim. Kanë qenë 35 mijë lopë race. Tani u thotë njerëzve therini ju lopët e racës se do të vijë qumështi nga Serbia. U rrethua Kosova me tanke. Kjo është politikë e George Soros. BE ka procesin e Berlinit, ku shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të barabarta. Ndaj Serbia nuk do Kosovën si të barbartë dhe ka gjetur Edi Ramën për Balkanin e Hapur dhe po e çon drejt konfliktit vendin.

Në momentin që e shndërron Vuçiç në lider kryesor, ti punon për konfliktin, sepse ai është njeri që nuk njeh genocidin e Srebrenicës, nuk njeh genocidin në Kosovë. Do të thotë se është i gatshëm të bëjë genocid sërish. Nuk njeh Reçakun, thotë e bënë shqiptarët. Interesat tona kombëtare gërshetohen me Kosovën dhe jo Serbinë. Habitet bota me këtë që po ndodh me Tiranën zyrtare. Shpallet non grata Sali Beisha sepse denoncoi me të madhe ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ç'kisha bërë unë? Isha tërhequr nga të gjtiha funksionet. Por kisha një auoritet moral, kisha punuar për pavarësinë e Kosovës. E shpalli në Tiranë presidenti George Bush në Tiranë pavarësinë e Kosovës. E dini ju që kulmin e takimit nuk e pati me Sali Berishën, por e pati me ju. Sepse e mikpritët me fisnikërinë më të madhe".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco