Rama- Bashës: E kuptoj që ke tension, por nuk bëni dot asgjë pa ne

Rama- Bashës: E kuptoj që ke tension, por nuk bëni dot asgjë pa ne

18:16, 16/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit tha këtë pasdite se gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në Parlament. Sakaq, Rama i kërkoi opozitës të mos ngrenë gishtat me akuza e fjalë të ulëta nëse duan që të kenë bashkëpunimin e tyre.

Rama tha se në rast se këputen urat e komunikimit mes palëve, PD do gjejë te PS vetëm një mirësjellje formale. Ai theksoi se në rast se kjo ndodh demokratët nuk i bëjnë dot reformat që duan pa socialistët.

“Ju mund të tregoni me gisht me radhë gra e burra mbas kurrizit tim duke i etiketuar me fjalët më të ulëta, duke e legalizuar me të drejtë qytetarie fjalën kriminel, trafikant, juve ju duken normale. Ndërkohë jam shumë i kënaqur kurdoqodftë që do hapen, nuk do gjenden në fjalimet e mia kur një personi t’i jem drejtuar me akuza penale, ta kem etiketuar si kriminel, etj etj. Jo se s’kam pasur përballë të tillë në këtë sallë, por është gjuhë e ulët shumë për lartësinë që unë synoj kur flas, dhe respektin që unë kam për njerëzit, natyrisht për të gjithë ata nga kjo anë, dhe mësuesit e mi të gjuhës.

Nuk mund ta ul veten në atë nivel ku gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në këtë parlament. Kjo gjuhë e dëmton shumë rregullacionin e të gjithëve ne sepse njerëzit jashtë as nuk kanë kohë dhe as detyrën për të bërë diferencën. Dihet botërisht se midis një shfaqje ku pianisti thyen pianon, dhe ai që luan Sonatën e Hënës, audiencë ka ky që thyen pianon. Ju patjetër që së pari damkosni veten, edhe për sot, edhe për nesër si humbësa si historikisht, por dëmtoni të gjithë këtë fushë profesion vokacion, që quhet politikë. Me klithma, me histeri, me vajtime, harrojeni se më bëni të ndryshoj mendim.

E kuptoj shumë mirë se çfarë ishte gjithë ajo që ndodhi dje dhe kjo që ndodh sot në aspektin e tensionit që ju keni, por nëse doni ta ktheni përsëri timonin në atë rrugë, është e drejta juaj, por mos prisni që nga kthimi i timonit në atë rrugë dhe këputja e urave të komunikimit me dhunë në këtë foltore, të gjeni tek ne gjë tjetër pastaj veç mirësjelljes formale. Gjithë ato që keni thënë dhe keni ndërmend të bëni, nuk i bëni dot pa ne. Nëse doni bashkëpunimin tonë, dhe jo t’ju dëgjojmë vetëm formalisht me respekt, nga ne nuk ju kemi ndërperë, dhe nga ana jonë kur flitet nuk drejtohen gishta, nuk sulmohen njerëz. Nuk vijnë fjalë nga rruga në mikrofon, zgjedhja është e juaja", tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/11/2021 19:22

KY DO TE JETE PARLAMENTI ME LEGEN, ME QESHARAK, ME PALACIO DHE ME QELBESIRI QE KEMI PARE KETO 30 VJET! 4 VJET DO TE SHIKOJME VETEM DEBATET, RROMUZET, BATUTAT BAJATE, AMORALE DHE QESHARAKE MIDIS RAMES DHE LOLOS SE TIJ BASHA! KETA TE DY DO TE TALLEN, DO MASHTROJNE PUBLIKUN GJASME SIKUR ZIHEN PERPARA KAMERAVE, MENDER ANALISTET DO T'I KOMENTOJNE NEPER BANAQET TELEVIZIVE TE PAGUARA NGA VETE ATA, SPARTAK NGJELA DO TE VAZHDOJE DUKE ENDERRUAR DHE DUKE PARE ENDRRA ME SYHAPUR SI MACOKU NE DIELL, SALI BERISHEN TE LIDHUR ME PRANGA DHE ILIR METEN PRAPA HEKURAVE!!!! KESHTU DO TE JETE LUFTA E OPOZITES NE KETE MENDER PARLAMENT TE DHJERE!!!!

DEMOKRATI16/11/2021 19:05

TE LUMTE BYTHA O SATRAPI I SURRELIT!!! SOT KE TAMAM ATE OPOZITEN QE DOJE!! KJO OPOZITE QE ESHTE SOT NUK VLEN AS SA AJO OPOZITA E RE QE MBETI NE ATE MUT PARLAMENT TE MANDATIT TE KALUAR, TE ATIJ MANDATI QE ISHTE FILLIMI I PAZAREVE BASHA-RAMA! SOT KE PERBALLE KRYE-KAQOLIN E OPOZITES QE DOJE! LULUSHIN E GENJEVE, E MASHTROVE SA HERE TE DESHI BYTHA, DHE TANI KE TE DREJTEN E ZOTIT QE TE TALLESH BYTHEN DHE TE TALLESH ME IDIOTIN 4 VJET RRESHT! TANI PO E VEREJ ME KUJDES QE BASHA KA FYTYRE IDIOTI DHE TEVEQELI QESHARAK!

Shto koment

Denonco