VIDEO/ Evi Kokalari: PD e themeluan burra si Berisha dhe Hajdari, po e shkatërrojnë Basha dhe Bardhi

VIDEO/ Evi Kokalari: PD e themeluan burra si Berisha dhe Hajdari, po e shkatërrojnë Basha dhe Bardhi

18:10, 16/11/2021
A+ Aa A-

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari u shpreh nga 'Foltorja' e Fushë Krujës se PD u themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi. 

Kokalari dënoi sërish deklaratat e një ditë më parë në Kryesinë e PD, duke theksuar se ajo që ka shprehur Grida Duma për shkatërrimin e PD, është shqetësuese. 

"Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën. 

Falendeorj z.B erisha që ka dhënë këtë platformë ku të flas pa limit, nuk më ka limituar asnjëherë. Dhe kjo ka treguar seriozitetin për një të djathtë të kulluar dhe shumë larg nga PD që njohim sot dhe Kryesia e PD që njohim dhe shikojmë sot. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese. Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S'e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t'ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. 

Analistët e Edi Ramës, Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Lulzim Bashës. Kaq duhet të dini që Lulzim Basha duhet të ikë. Sot në Parlament, Salianji kishte një sjellje tepër ofenduese për një deputet të PD. Kishte arrogancë, fjalor të shëmtuar kundrejt një individi tjetër pak rëndësi ka se i përket PS, apo jo, duhet rë ruajmë etikën. S'e di pse Salianji trashi zërin, nëse donte të tregonte që ishte burrë dhe po bënte opozitë, apo ishte nga stresi që e ka kapur Kryesinë e PD këto ditët e fundit", u shpreh Kokalari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco