Tensione dhe përplasje në Kuvend, Salianji konfrontohet me Braçen

Tensione dhe përplasje në Kuvend, Salianji konfrontohet me Braçen

11:34, 16/11/2021
A+ Aa A-

Një konflikt ka ndodhur pak çaste më parë në Kuvend mes Erion Braçes dhe Ervin Salianjit, që është bërë shkak për ndërprerjen e seancës.

Ka qenë deklarata e deputetit të PD që solli irritimin e socialistit.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë se nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane, të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. A je ti zv.kryeministri? O kone mos më ndërprit mua si kone,” tha Salianji.

Në këtë moment Braçe u ngrit për të shkuar drejt foltores ku ndodhej Salianji, çka solli përplasjen e tyre fizike, ndërsa ndërhyri menjëherë garda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba16/11/2021 11:48

Kto te dy jane ..bracja dihet ca kone eshte ..po e ky tjetri bicim zari eshte ..kshuqe muhabete Qensh mos ja vini re ...

Shto koment

Denonco