Kim: Jemi partnerë, pavarësisht zhvilimeve brenda dhe jashtë vendit

Kim: Jemi partnerë, pavarësisht zhvilimeve brenda dhe jashtë vendit

11:03, 16/11/2021
A+ Aa A-

Duke marrë pjesë në ekspozitën, “Në emër të Amerikës”, në kuadër të 75-vjetorit të largimit të misionit amerikan, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka mbajtur edhe një fjalë të rastit ku ka lëshuar disa mesazhe për situatën politike në vend dhe qëndrimin e vendit që përfaqëson.

Ambasadorja Kim theksoi, se pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA-ve nuk do të ndryshojë.

“Këtë vit festuam dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Të gjithë jemi në dijeni për fillimin e këtyre marrëdhënieve me rënien e perandorisë osmane. Jam shumë krenare si amerikane që ishte presidenti Uillson që tha se Shqipëria është një vend, është një komb dhe meriton të jetë e pavarur dhe e lirë.
SHBA-të nuk janë lëkundur kurrë, ju e meritonit të ishit një vend i lirë dhe i pavarur. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar.

Pas përfundimit të LIIB, një mision vëzhguesish amerikanë ishin vendosur në Tiranë për të rivendosur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por qeveria komuniste ishte kundër. Diktatura komuniste filloi të mbyllte vendin, duke ndërtuar qindra bunkerë të panevojshëm.

Kjo është arsyeja pse është dhe kjo ekspozitë sot, komunistët nuk donin vetëm ta mbyllnin vendin fizikisht, por edhe shpirtërisht. Ajo që ndodhi ishte që me qindra persona filluan të persekutoheshin duke i dërguar në kampe përqendrimi. Është një histori persekutimi dhe brutaliteti, por gjithashtu një histori qëndrese dhe dinjiteti.

Është e rëndësishme të kujtojmë gjithë këta njerëz, gjithë ato tmerre që këta njerëz kanë kaluar, të kujtojmë ato burra dhe gra.

Demokracia që kemi sot mund të mos jetë perfekte, mund të mos jetë e plotë, por është e rëndësishme të kujtojmë se ajo është blerë përmes gjakut e djersës. Është një gjë e çmuar dhe të gjithë ne duhet ta mbrojmë atë”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati16/11/2021 14:22

DIKTATURA ENVERISTE DHE GJYSHËRIT E DAJAT E KËTYRE QË SOT JANË NË PUSHTET, NDËRTUAN BUNKERËT E PANEVOJSHËM DUKE HARXHUAR MILIARDA E TRILIARDA DOLLARË NGA GJAKU, DJERSA DHE PASURIA E POPULLIT, NDËRSA MIQTË RILINDAS SOROSIANË TË SOROSIANES AMERIKANO-AZIATIKE KIMETES, SOT ME AKOMA MË SHUMË PUSHTET SE ATA, DHE TË MBËSHTETUR FUQIMISHT NGA QEVERIA E SHBA, PO NGRENË NË QIELL SATELITË QINDRA MILIONA EUROSH KOMPLET TË PANEVOJSHËM PËR SITUATËN EKONOMIKE KU JEMI!! KU QËNDRON NDRYSHIMI KËTU??? DJE BABALLARËT, DAJAT DHE GJYSHËRIT E PUSHTETARËVE KISHIN MIK, SHOK DHE VËLLA RUSINË DHE KINËN, SOT KANË SHBA, POR ME NJË SY NGA RUSIA DHE NGA KINA!!! KU ËSHTË NDRYSHIMI??

Shqiptari16/11/2021 14:16

ÇFARË HIPOKRIZIE!!! PARA 30 VITESH CILËT ISHIN ATA QË E SHANIN IMPERIALIZMIN AMERIKAN, ATA NUK E DONIN KURRË SHBA, ATA QË E NDANË SHQIPËRINË DHE POPULLIN SHQIPTAR PRE GJYSËM SHEKULLI NGA SHBA?? GRAMOZ RUÇI, DAJA DHE BABAI I EDVIN RAMËS, GJYSHËRIT DHE BABALLARËT E ATYRE QË JANË SOT PREJ 8 VITESH NË PUSHTET, JANË KËTA QË KIMETJA NGËRDHESHET, ZGËRDHIHET, PËRQAFOHET, DEL FOTO DHE PI KAFE PËR QEJFIN E VET NË ÇDO CEP TË SHQIPËRISË!!! JANË KËTA QË KANË 8 VJET QË PO VJEDHIN DHE PO GRABISIN PARATË, TAKSAT, FLORIRIN, NAFTËN DHE TË GJITHË PASURINË, JANË KËTA KËTA QË MË NË FUND NA VODHËN VOTAT, DEMOKRACINË DHE LIRINË! KËTA JANË ATA "PRO-AMERIKANËT"? TË BËSH SI KËSHTU SI KËTA NARKO-KOMUNISTË MAFIOZË DO TË THOTË QË JE PRO-AMERIKAN? PRA KUSH VJEDH, KUSH GRABIT, KUSH MASAKRON ZGJEDHJET E LIRA, DEMOKRATIKE DHE TË NDERSHME NA QENKA PRO-AMERIKAN???!!! PRA KRIMINELËT KOMUNISTË NA QENKAN PRO-AMERIKANË DHE DEMOKRATËT QË KËRKOJNË PREJ GATI NJË SHEKULLI LIRINË DHE DEMOKRACINË, KËRKOJNË FJALËN E LIRË, KËRKOJNË DREJTËSI SI NË AMERIKË, NA QENKAN ANTI-AMERIKANË?!!!!! PRA TË JESH ANTI-SOROSIAN DO TË THOTË QË QËNKESH ANTI-AMERIKAN??!!!! KY ËSHTË LEKSIONI I DEMOKRACISË QË PO NA JEP SOT AMERIKA???!!!!

kadri hasbiu16/11/2021 13:09

KIMETE fjalet i ke te bukra po kafet i pin po me pjellat e komunistave

Shto koment

Denonco