5000 anëtarë të Kuvendit, Luli i quan llum, ndërsa Gridën që do ta shkrijë PD, e quan statut

5000 anëtarë të Kuvendit, Luli i quan llum, ndërsa Gridën që do ta shkrijë PD, e quan statut

09:06, 16/11/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

5000 anëtarë të Kuvendit të PD kanë vendosur të vetëmblidhen për të marrë në dorë drejtimin e partisë. Luli i quan llum, bolshevikë, antiamerikanë e antistatut.

Ndërsa Gridën që do ta çajë ose të shkrijë PD e quan statut. Demokrate të vërtetë. Perëndimore. Amerikane fare…

Çështje zgjedhje është kjo punë, në fund të fundit.

Luli dihet se çfarë zgjedh.

Humbjen.

Tashmë humbi edhe atë pak llogjikë që i kishte mbetur.

Rrugë të mbarë, djalo!

******

Ndërkohë, sa për ta ditur, partitë i çelin dhe i mbyllin anëtarët vullnetarisht dhe jo kryetarët.

Kur anëtarësia të braktisë partinë, partia mbaron. Fakti që kanë braktisur Lulin, nuk do të thotë se partia mbyllet!

As nuk përçahet!

As nuk bëhet me struktura paralele!

Përkundrazi, caktimi i datave të mbledhjeve kundër datës së anëtarëve quhet paralele.

Nejse, këto nuk vlejnë as për llogjikën e gaztë e as për fytyrën e grinjtë.

Tung, tung.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/11/2021 11:22

Grida Duma i përket anës ekonomike të PD, njëlloj si LuLoshi Basha, pra Partia është bisnes, e çfarë bisnesi, 16 milion € të donatorëve demokratë që përfundojnë në xhepat e LuLoshit e disa thërrime edhe për Gridën. Pa llogaritur miliona € që kanë përfituar vjehrri dhe kunati nga dorovitjet e E Dramës për shërbimet gjigande që i ka bërë Luloshi si shef i “opoziçkës”, llogaria bëhet shumë më e rëndë. Prandaj janë bërë si të çmendur sepse ju dolën jashtë përdorimit aksionet e bisnesit PD. Grida ka edhe preçedentë babëzie ekonomike në raportet me Artan Santon, lëre mos e pyet se çfarë “statuti” është. Mbas degradimit të LuLoshit, Kuvëndi duhet të kërkojë edhe verifikimin e financave të PD. Të dalë në pah se kush është llumi që nuk ka brilantinë ta mbulojë.

Shto koment

Denonco