Dash Sula: Ka kohë për fitoren e Bashës, do rrjedhë ujë! Paloka: Dasho po bëhemi qesharakë

Dash Sula: Ka kohë për fitoren e Bashës, do rrjedhë ujë! Paloka: Dasho po bëhemi qesharakë

23:27, 15/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Dashnor Sula është optimist lidhur me të ardhmen e Lulzim Bashës. 

Ai deklaroi në të "Të Paekspozuarit" në MCN TV se deri tani Basha "nuk ka qenë vetja" por "ka kohë për fitoren e Bashës", ngjashëm me deklaratën e kreut të PD, se l"ufta sapo ka filluar!". 

Deklaratës së Sulës iu përgjigj menjëherë Edi Paloka i cili ishte në lidhje Skype, duke i kujtuar deputetit të Elbasanit se po bëhej qesharak.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Përse e mbështesni Bashën, që ka humbur katër herë, dhe premton të humbë edhe 400 herë po të jetojë…

Dashnor Sula: Unë të mos hiqem si pro amerikan ekstrem, por e kam thënë edhe Bashës, nëse ti del non-grata, unë nuk do të jem edhe me ty. E kam bindje që PD, ka nevojë… Konflikti që ka filluar nga 2019, që nuk është faji vetëm i Bashës, se nuk i dogji vetëm ai mandatet. 

Ylli Rakipi: Sali Berisha e ka mbajtur në pushtet PD-në, gjysmën e kohës, edhe pse ky është popull i majtë.

Dashnor Sula: Në 2009 nuk kemi fituar se ishim me mandatin e Dritan Priftit...

Ylli Rakipi: Po çfarë thua kështu? Unë po të bëj pyetje shumë të thjeshtë. Mund të më shpjegosh, përse je me një njeri që ka humbur katër herë?

Dashnor Sula: Deri në 9 shtator 2021, kryetari Basha nuk ka qenë vetja. Bindja ime është që Berisha ka patur ndikim të fuqishëm.

Edi Paloka: O Dasho, se po bëhemi qesharakë.

Dashnor Sula: Ka kohë për fitoren, se do rrjedhi ujë!

Edi Paloka: O Dasho, se bëhemi qesharakë kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco