'Le të përçahet PD! Foltorja është bolshevike', Ledina Mandia debate me Grida Dumën dhe Fitim Zekthin

'Le të përçahet PD! Foltorja është bolshevike', Ledina Mandia debate me Grida Dumën dhe Fitim Zekthin

22:37, 15/11/2021
A+ Aa A-

Ledina Mandia, Sekretare për Çështjen e Pronave në PD, ka replikuar gjatë mbledhjes së Kryesisë me nënkryetaren Grida Duma dhe anëtarin Fitim Zekthi. 

Grida Duma ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë fjalës së saj, duke u shprehur se "nëse PD-së i ka ardhur koha, le të shkatërrohet". Duma ka thënë gjithashtu se PD edhe mund të përçahet e sërish kjo nuk do të ishte gjë shqetësuese. Deklarata e Dumës për përçarjen e PD është mbështetur edhe nga deputeti Enkelejd Alibeaj. 

Gjithashtu, edhe Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të çuditshme referuar Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Zekthi e ka quajtur 'Foltoren' acid apo dhe lëvizje bolshevike. 

Mirëpo deklaratat e Grida Dumës dhe Fitim Zekthit nuk jan9 pritur mirë nga anëtarët e tjerë të Kryesisë së PD, jo mbështetës të Bashës. 

Këto deklarata Mandia i ka konsideruar shqetësuese për PD-në, ndërsa ka apeluar për dialog dhe mbledhjen e demokratëve në Kuvendin Kombëtar. 

Ledina Mandia: 'Foltorja' nuk është acid apo bolshevike. Dhe jam e shqetësuar që degjoj këtu 'le të përçahet PD'. Duhet respektuar vullneti i delegatëve dhe demokratëve të thjeshtë që presin me vite rrëzimin e Ramës dhe jo përçarjen e partisë. Këtu duhet të diskutojmë si të rrëzojmë Ramën që vodhi votat dhe jo si të përçajmë partinë. Jam e lindur e djathtë nga nëna e baba, anti-komuniste, e quajtur fëmijë borgjeze, e gjuajtur me shkop gome në 2 prill për të thënë fjalën e mendimin e lirë. Votuese e djathtë dhe pavarësisht se PD është përfaqësuese më e gjerë, e shoh se është e vetmja forcë që më përfaqëson mua, familjen dhe të tjerë si unë dhe që mund të përballet me Ramën gjë të cilen nuk mund ta bëjë e përçarë. Në këtë moment nuk flitet për individë, por për të ardhmen e partisë që shkon tej interesave personale dhe që medoemos duhet gjetja e gjuhës së përbashkët në mbledhjen e demokratëve në Kuvendin Kombëtar dhe dëgjimit të zerit të tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco