Fitoi Prishtinën, Përparim Rama: Programi ynë për të gjithë qytetarët, jemi bashkë kundër kaosit urban

Fitoi Prishtinën, Përparim Rama: Programi ynë për të gjithë qytetarët, jemi bashkë kundër kaosit urban

22:35, 15/11/2021
A+ Aa A-

Fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë, Përparim Rama i LDK-së, në një intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për atë që pritet të bëjë në krye të punëve të kryeqytetit të Kosovës.

Përparim Rama theksoi se programi që ai ka është për të gjithë qytetarët, duke shtuar se do bëhen të gjithë bashkë kundër kaosit urban.

“Hyra në garë për ta fituar. I nevojitem Prishtinës, për problemet që ka kryeqyteti i Kosovës. Programi ynë është për të gjithë qytetarët e Prishtinës. I shikoj të gjithë partnerë në betejën kundër kaosit urban në Prishtinë. Unë besoj se ka fituar programi ynë. E kam premtuar se Komuna e Prishtinës do të jetë me njerëz profesionistë, pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë dhe pa marrë parasysh se a janë pjesë e një partie a jo.

Ne duam të kthejmë Prishtinën nga kaos urban në qytet që lulëzon për të gjithë. Ne kemi shtab që punojmë për projekte për Prishtinën, që ta bëjmë qytet më të jetueshëm. Nëse më ka ndihmuar Shpend Ahmeti, mund të them se e njoh përmes një miku dhe më ka njohur me Abdixhikun, sepse unë jam njeri profesional”, u shpreh Përparim Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco