VIDEO-SYRI TV/ Përplasje në Kuvend për buxhetin 2022, Rama-Bashës: Ty nuk të beson partia jote

VIDEO-SYRI TV/ Përplasje në Kuvend për buxhetin 2022, Rama-Bashës: Ty nuk të beson partia jote

15:45, 15/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha debatuan lidhur me buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2022. Nga debati ekonomik, Rama dhe Basha kaluan në akuza politike dhe fyerje personale, duke mos kursyer as koleget e tyre femra.

Nga SYRI TV

Kuvendi u mblodh këtë të hënë në një seancë maratonë, për të miratuar buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2022. Në mungesë të forcës së kartonëve, për të rrëzuar, buxhetin e mazhorancës, opozita u mjaftua me ngritjen e tonit të zërit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka përqendruar buxhetin e taksapaguesve në dorën e disa biznesmenëve duke kërkuar anulimin e koncesioneve dhe duke nisur një duet replikash me shefin e qeverisë.

Por shumë shpejt, debati ekonomik, ja le vendin akuzave politike. Kryeministri Edi Rama, i ngriu buzëqeshjen, kryetarit të PD, kur i kujtoi dosjen e ‘Toyota Yaris’, për të cilën është thirrur për të dëshmuar.

Në mesin e tensioneve, debate degradoi në fyerje personale.

Rama dhe Basha, humbën qetësinë, duke u nxjerre nervat, kolegeve femra të parlamentit.

Lulzim Basha e mbylli me kërcënime, debatin me kryeministrin, ndërsa Edi Rama, ju kundërpërgjigj duke i dhënë këshilla.

Me këtë porosi të fundit, Kryeministri, u largua nga salla e kuvendit, duke I dhënë fund, duetit të përjavshëm politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati15/11/2021 16:20

LULUSHIN TANI NUK PO E NJEH DHE NUK E BESON MË AS GRUAJA E VET DHE JO MË TA BESOJNË DEMOKRATËT APO AKOMA MË KEQ, TA BESOJË POPULLI SHQIPTAR!!! KU BESOHET NJË I TILLË QË KUR THOTË KURRË PËR DIÇKA, BËN TË KUNDËRTËN? KUR ÇFARË THOTË NË MËNGJES E NDËRRON NË DARKË DHE ATË ÇFARË THOTË NË DARKË E NDRYSHON NË MËNGJES???!!! PËR ÇFARË NA DUHET NJË MONSTËR E TILLË, PËR T'I PËRKËDHELUR BOLET RAMËS EDHE PËR NJA 8 VITE TË TJERA? KËTA BËJNË GALLATË ME NJËRI TJETRIN PUBLIKISHT, NDAJNË PLAÇKËN E VJEDHUR, TALLIN TRAPIN ME NE DHE NEVE NA DUKET SI PËRPLASJE TITANËSH PËR HALLET TONA!!! POPULLI I SHKRETË PA BUKË, PA PUNË DHE PA BREKË NË BYTHË KËNAQET PËRPARA EKRANEVE ME GALLATAT DHE SHPOTITË E DY KARAGJOZËVE TË QELBUR!

Shto koment

Denonco