Topalli: Rama dhe Basha po kënaqin orekset financiare të njëri-tjetrit

Topalli: Rama dhe Basha po kënaqin orekset financiare të njëri-tjetrit

12:52, 15/11/2021
A+ Aa A-

Kryesia e PD-së, do të zhvillojë sot mbledhjen e parë, të thirrur nga Lulzim Basha. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, në selinë blu, ndërsa lidhur me këto zhvillime ka reaguar dhe ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Në një intervistë për ABC news, ajo tha se nuk është demokratike ajo që po ndodh, pasi duhet të ketë një rend dite dhe transparencë.

“Nuk është demokratike ajo që po ndodh vitet e fundit. Duhet të ketë një rend dite, nuk ka, duhet të ketë transparencë, nuk ka. Ne shohim që opozita po përjeton një moment kritik të ekzistencës së saj. Kryetari humb tre herë dhe nuk pranon të japë dorëheqjen.

Lëvizja që ka filluar në shtator është unike, nuk ka pasur asnjëherë një lëvizje kaq të fuqishme që të mobilozojë gjithë bazën. Është e paimagjinueshme që të mobilizohet shumica e antarësisë dhe ta ndjejnë emergjencën e reformimit të opozitës”, tha Topalli.

Duke folur më tej ajo tha se po bëhet një opozitë false dhe se Rama e Basha po kënaqin orekset finaciare të njëri-tjetrit.

“Të korruptosh në opozitë, ndoshta Edi Rama është kryeministri i vetëm në këtë dekadë që i përgjigjet ambicies finaciare të Lulzim Bashës. Është turpi i kryetarit të opozitë dhe kryeministrit vetë që kënaqin orekset financiare. Këto kanë vra të vërtetën, misionin që duhet të kishte opozita dhe mazhoranca. Të dy kanë tradhëtuar. Edhe organizatat kombëtare kanë tërhequr veshin disa herë. Tjetrit i ka ikur buzëqësha që mbante dhe ngre e zërin kohët e fundit. Po bëhet një opozitë farsë në Kuvend”, tha Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati15/11/2021 15:53

KËTA HALABAKË NUK PO TALLIN BYTHËN E NUK PO BËJNË QYFYRE E GALLATË ME NJËRI-TJETRIN, POR TALLIN BYTHËN, PA NA GRABISIN DITË E NATË DHE PO NA NXJERRIN GJUHËN NEVE, DHE ME NE PO BËJNË GALLATË!!! ZGJOHUNI DHE NGRIHUNI O DEMOKRATË!!! NGRIHUNI TA PËRZËMË ME SHQELMA RRUSHIN E RAMËS DHE BIBILUSHIN E SOROSIT!!! ÇIFTI I RI KA RËNË NË UJDI QYSH NË 2014 DHE PO TALLIN BYTHËN ME NE TË GJITHË!!! NGRIHUNI O DEMOKRATË, NGRIHUNI O TË NGRATË SEPSE PARTIA DEMOKRATIKE NUK ËSHTË SHOQATA E SHQYER SOROSIANE LGBTQI!! PARTIA DEMOKRATIKE NUK ËSHTË SHOQATA REZERVË E ZBORISTËVE TË SATRAPIT TË SURRELIT!! KU JANË DEMOKRATËT, KU ËSHTË POPULLI SHQIPTAR, KU JANË PATRIOTËT QËNDRESTARË QË HODHËN ME BYTHË PËRPJETË SHTATOREN DIKTATORIALE TË REGJIMIT GJAKATAR KOMUNIST TË ENVER HOXHËS!!!??? KU JANË SHQIPTARËT??!! KAQ POPULL PA NERVA, PA DINJITET, PA PERSONALITET DHE PA GJAK JEMI KATANDISUR?? KY ËSHTË POPULLI SHQIPTAR, QË PO TËRHEQIN ZVARRË CA BYTHËQIRË, CA LEGENA BYTHËPALARË, CA LAPANJOZË, CA HAJDUTË, CA SHARLATANË, CA MASKARENJ DHE CA ZAGARË!!! PO PSE KËSHTU KANË QENË TË PARËT TANË??? FRIKACAKË, SERVILË, TË PABESË DHE HALABAKË!!! NGRIHUNI O SHQIPTARË DHE TI ZËMË PREJ GURRMAZI DHE T'UA SHKULIM FYTIN ZUZARËVE, NDYRËSIRAVE, MASKARENJVE DHE ZAGARËVE!! BOLL PO TALLIN TRAPIN ME NJË POPULL TË TËRË!!!

Shto koment

Denonco