'I kam zili demokratët e thjeshtë kosovarë - ma shpifin stabilokratët në Shqipëri'

'I kam zili demokratët e thjeshtë kosovarë - ma shpifin stabilokratët në Shqipëri'

09:14, 15/11/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Kosova voton. Pushteti atje ndryshon. Politika lëviz. Kryetarët ikin. Askush nuk e ka me tapi. Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador si, kur e përse! Votohet shpesh. Populli realisht vendos. Me votë të bëjnë Kryeministër. Por një vit më pas të heq karriken. Vota ndryshon pushtetin, pa asnjë diskutim!

Me votë Kosova na tregon se si ndryshon vendimmarrja në rrugë demokratike. Demokracia nuk njeh as mandate e as afate.

Në Shqipëri….. lëre fare më mirë! Krahasimi është zhgënjyes…Nga monizmi në monizëm. Nga humbja në humbje. Asgjë nuk ndryshon. Votoni ju sa të doni, por hiçgjë ndryshoni. S'keni gjë në dorë. Pse në Kosovë jetoni ju që të ndryshoni pushtetin me votë dhe shpesh?!

Ja si zgjedhohet folja “votoj” në shqip: Unë votoj. Ti voton. Ai / Ajo vendos.  Ja dhe në shumës, pluralizëm medemek: Ne votojmë. Ju votoni. Ata vendosin.

Zgjedhjet janë votime dhe mezi bëhen një herë në katër vjet si kampionati botëror i futbollit. Bahh! I humbe ndeshjet, prit kampionatin tjetër. S'ka më ndeshje… Ne jemi medemek stabilokratë, shqipet në Kosovë janë thjesht demokratë! I kam zili demokratët e thjeshtë kosovarë. Ma shpifin në ektrem, stabilokratët në Shqipëri.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati15/11/2021 12:54

KOSOVA, DJEPI I LIRISË, ATDHEDASHURISË, DEMOKRACISË DHE SHQIPTARISË! KOSOVA I DHA LEKSIONE DEMOKRACIE SHQIPËRISË, BALLKANIT, EVROPËS DHE SHBA! KOSOVA I TREGOI MBARË BOTËS QYTETARI, DINJITET, PERSONALITET DHE SHTETFORMIM! KOSOVA ME ZGJEDHJET E LIRA, TË BARABARTA DHE DEMOKRATIKE QË ORGANIZON DHE MBAN, E DHJEU ME MUT PROJEKTIN SOROSIAN "OPEN BALLKAN"!!! BRAVO KOSOVE DHE TURP EVROPË QË NUK I LIBERALIZON VIZAT KOSOVËS! KOSOVA E MERITON PLOTËSISHT QË TË BËHET ANTARE E BE! RROFTË KOSOVA! RROFTË POPULLI I KOSOVËS!

tirana15/11/2021 11:12

O Yll ! Je pjekur shume si politikan ; ban mire me ju fut edhe i her politikes me not pash e me mos me nej veç sa per me konstatue o yll ...???!!!

Shto koment

Denonco