Gazment Bardhi padit SYRI.net

Gazment Bardhi padit SYRI.net

22:30, 14/11/2021
A+ Aa A-

Pasi Lulzim Bashës, i cili sot ka vendosur të padisë gazetën ‘Mapo’ për një shkrim në lidhje me udhëtimet e tij të supozuara në Holandë, me njërin nga pronarët e koncesionit të inceneratorëve, brenda disa orësh vjen dhe lajmi për padinë e Gazment Bardhit ndaj SYRI.net, në lidhje me një foto, ku tregohet pëlqimi i tij ndaj një postimi të Aleks Soros.

Me sa duket lidershipi i PD, përveç deputetëve të kësaj partie, e ka zgjeruar rrethin e armiqve dhe me ato pak media që ende guxojnë të bëjnë opozitë.

Që në fillim na duhet t'i sqarojmë z. Bardhi se bordi i SYRI.net, që është njëkohësisht dhe pronari i kesaj media, nuk ka asnjë hall dhe aq më pak halle identiteti apo politike.

SYRI.net nuk ka sulmuar në asnjë rast z.Bardhi si person privat, por ka denoncuar aktivitetin e tij politik, më konkretisht zgjedhjen e tij në pozicionin që mban, në kundërshtim me statutin e PD, pa votim të fshehtë, si dhe qëndrimin e tij kundër mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë më të madhe opozitare. Të dyja këto çështje përbëjnë interes për gjithë popullin opozitar dhe për rrjedhojë dhe për audiencën e medias sonë.

Z.Bardhi siç duket nga humbja e qetësisë ngatërrohet me fjalët e tij kur një herë thotë se një foto (e cila sigurisht nuk është meme) është sajuar si foto montazh nga ‘mercenarë’ në rrjete sociale (pra jo nga SYRI.net) dhe më pas akuzon Syrin se ka fabrikuar një lajm të rremë!

Është e vërtetë se në rrjetet sociale qarkullojnë meme pafund për aspekte personale të jetës se z.Bardhi, por sigurisht ato nuk janë publikuar kurrë nga SYRI.net, pikërisht për faktin se ato janë personale dhe jeta private e z.Bardhi i përket atij dhe jo publikut. Rasti konkret është i veçantë, pasi siç e thamë më lart nuk kemi të bëjmë me një meme, por me një screenshot të postuar në rrjete sociale.

Për më tepër familja Soros ka qenë në qendër të akuzave dhe debateve politike të muajve të fundit në Tiranë, për shkak të rolit të tyre në shpalljen non grata të z.Berisha dhe kur sheh se z.Bardhi tregon mbështetje për Aleks Soros, ndër të tjera mik i ngushtë i Erjon Velisë dhe Edi Ramës, çështja merr nuanca të qarta politike.

SYRI.net bëri verifikimet e tij për të gjetur detaje të vërtetësisë së saj. Gjëja e parë që bie në sy është se postimi ku z.Bardhi ka bërë like, ka plot 93 pëlqime. Sigurisht që pas publikimit të fotos në rrjete sociale, z.Bardhi ka nxituar t'i bëjë unlike postimit në fjalë dhe tashmë aty ka vetëm 92 likes dhe mungon pëlqimi i z.Bardhi.

Përveç faktit që foto duket genuine, SYRI.net e ka të vështirë të besojë se ata që do të bënin një fotomontazh me emrin e z.Bardhi do t'i bënin po ashtu fotomontazh dhe numrit total të pëlqimeve që ka marrë ky postim.

Në çdo rast, SYRI.net do jetë i gatshëm të përballet në gjykatë me z.Bardhi duke kërkuar dhe ekspertizë të plotë fotos së publikuar, si dhe të dhëna nga Instagrami për aktivitetin e z.Bardhi në lidhje me postimin në fjalë.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të z.Bardhi:

Kur vendosa të përfshihem në politikë, e bëra me besimin se përfaqësoj shumë të rinj të ndershëm, me integritet, të përkushtuar dhe profesionistë, që duan të bëjnë diçka të mirë për vendin. Nuk jam penduar për asnjë moment, megjithëse këtë vit, më shumë se kurrë më parë jam ndeshur me situata dhe sulme politike, kryesisht shpifje për të denigruar figurën time. Në të shumtën e herëve më vjen të qesh, por ka edhe raste që revoltohem me padrejtësinë, ligësinë dhe intensitetin e lartë të injorancës e vulgaritetit që përmbajnë sulmet.

Një nga keta raste është edhe shpifja e sotme, në adresën time nga Syri.net. Është për të ardhur keq sesi halli personal i drejtuesve të portalit e ka degraduar atë kaq shpejt. Pas gati 3 muaj sulmesh personale, sot kanë arritur nivelin më të ulët njerëzor, duke sajuar një fotomontazh, të denjë për Sigurimin e Shtetit. Një meme mercenare, e publikuar në rrjetet sociale, Syri.net e ka sajuar si lajm për të më goditur mua për faktin e vetëm se nuk i qaj dot hallin e madh personal që ka zënë drejtuesit e portalit.

Kur hyra në politikë, vendosa të mos jap asnjë rëndësi lajmeve të rreme në lidhje me mua, por ky rast më ka bërë të reflektoj. Nuk do të lejoj që për shkak të pozicionit tim politik, të cënohet morali im, dinjiteti im njerëzor dhe aq më pak familja ime! Nuk do të lejoj kurrë askënd, që me mekanizma mafiozë, si ky i sotmi, të më shfokusojë në ushtrimin e përgjegjësive përpara demokratëve. Për këtë arsye, kam vendosur të depozitoj padi penale për shpifje dhe padi civile për fyerje ndaj portalit Syri.net.

Kushdo në Syri.net apo aleatë të tij të dukshëm e të padukshëm, që mendojnë se me sajesa, fotmontazhe, me fyerje dhe sharje do të më intimidojë, gabohet rëndë! Hallet dhe problemet personale do të duhet t’i mbani në shtëpinë tuaj, jo në shtëpinë e demokratëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati15/11/2021 16:38

EDHE PËR PAK DITË ÇELËSAT DHE SHTËPINË E DEMOKRATËVE DO TA MBAJNË PENG BYTHËQ... SOROSIANË TË LGBTQI!! PASTAJ SHTËPIA E DEMOKRATËVE DO T'I KTHEHET TË ZOTËVE TË TYRE: DEMOKRATËVE TË VËRTETË FITUES DHE FITIMTARË!

Spiropidhushi 15/11/2021 14:36

O syri po cfar te kwqe ka qe ka bere like Gazimja,dhe po e beri ,bythes se tij ja ben

Skrapari14/11/2021 22:54

Si nuk kane turp kjo tufe sorosistesh duke filluar nga lulezimi, nga bardhoshja salianjja,gridarja,tabakja qe flasin ende ne emer te demokrateve? Cfare ironie!

Shto koment

Denonco