Zgjedhjet në Kosovë, Kurti bën thirrje për pjesëmarrje: Komuna, qeliza e Republikës

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti bën thirrje për pjesëmarrje: Komuna, qeliza e Republikës

14:00, 14/11/2021
A+ Aa A-

Komuna është qeliza e Republikës. Me këto fjalë kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në 21 komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinë. Kreu i ekzekutivit foli pas votimit në një prej qendrave të votimit në Prishtinë

Ndërkohë, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u kërkoi qytetarëve pas votimit të ruajnë standardin e demokracisë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të jenë fitues të gjithë.

Gara për Prishtinën përball kandidatin e lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia dhe Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Të dy kandidatët votuan herët, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve të thonë fjalën e tyre.

Siç bëri të ditur KQZ, mbi 1. 2 milion qytetarë kanë të drejtë votë në ketë raund të dytë të zgjedhjeve ku përveç Prishtinës zgjidhen kryetarët e komunave të tjera të mëdha si Gjakova, Gjilani dhe Prizreni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco