VIDEO-SYRI TV/ 113 vjetori i Alfabetit shqip, Berisha: Të korrigjohet Kongresi drejtshkrimor i 1972

VIDEO-SYRI TV/ 113 vjetori i Alfabetit shqip, Berisha: Të korrigjohet Kongresi drejtshkrimor i 1972

13:55, 14/11/2021
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Sot ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 113 vjetori i alfabetit të saj!

Miq, më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi beri gjuhen me alfabetin e shkronjave te saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisisë të Elbasanit, dhe në një akt urrejtje patologjike krahinore dhe fetare të diktatorit Hoxha ai duke keqpërdorur rregullat e drejtshkrimit si gërshërë politike arkivoi apo varrosi me rregullat që imponoi kundër dialektit të gegnishtes dhe gjuhës së liturgjisë, veprat e pavdekshme të kollosëve të mëdhenj rilindas dhe të tjerë të kombit shqiptar.

Kështu, sot, nxënësve ju duken si alienë Buzuku, Bogdani, Marin Barleti, De Rada, Dara, Fishta, Mjeda Filip Shiroka, Vaso Pasha, Migjeni, Ndoc Nikaj, Martin Camaj si dhe dhjetëra shkrimtar dhe poete të mëdhenj të Kosovës.

Arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë, dhe të qëndrojë si garante e madhështisë origjinale të veprave të pavdekshme të krijuara në shekuj nga shkrimtarët, poetet, lavertarët e saj.

Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur që 113 më parë bënë gjuhën tonë të bukur me germat e arta të saj!

Image

Në foto komisioni bërthamë i Kongresit:

1) Gjergj Fishta, 2) Mid'hat Frashëri, 3) Luigj Gurakuqi, 4) Gjergj Qiriazi, 5) Dom Ndre Mjeda, 6) Grigor Cilka, 7) Dhimitër Buda, 8) Shahin Kolonja, 9) Sotir Peçi, 10) Bajo Topulli, dhe 11) Nyz'het Vrioni.

Foto nga Kel Marubi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arbr Epiroti16/11/2021 11:01

Nuk tingëllon mirë kur politika, me apo pa qëllim, në raste e pa raste krijon aludime krahinore. Nëse fjalori i gjuhës shqipe ka nevojë për korigjime, gjithëmonê politika të mbetet jashtë, ato duhen bërë me drejtësi dhe jo pse don Enveri apo Nano, Saliu, Rama, Lulzimi e C°. Gjuha shqipe nuk është pronë e asnjë individi dhe as e një dite, muaji, viti apo epoka. jo është gjuha e nji populli i të njëjtës etnie. Jugu etnik shqiptar, për njerëzit që shtrëmbërojnë të vërtetat uduhet "vuvosur" goja, këtë fjalë në krahina të tjera e thonë: tu mbyllet goja, të tjera krahina thonë: tu kyçet goja, etj. E prura shembull. Në fjalor komisionet përkatëse duhet, pa dëgjuar politikat ndarëse veri-jug, në mënyrê shkencore të vendosin ato fjalë që zbukurojnë dhe pastrijnë gjuhën (Gluhën, gjuhën, guhën) tonë, tënë. Etj. Ju faleminderit nëse më mirëkuptoni. Arbër Epiroti.

Shto koment

Denonco