Nga Bujar Nishani/
Çdo ditë në Shqipëri atentate mafioze.
Vrasje makabre në mes të qyteteve, në mes qytetarëve që lëvizin në punët e tyre të përditëshme.
“Hanë kokat e tyre” thotë njeriu më i papërgjegjshëm e më i paaftë që është ngjitur ndonjëherë në zyrën e Kryeministrit të këtij vendi !
Po kush mban përgjegjësi për vrasësit me pagesë që janë kthyer në një profesion të rëndomtë në mes të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës e Fierit ?
Po qytetarët e pafajshëm të këtij vendi e kryeqytetit që rrezikohen të humbasin jetën kur plumbat vërshojnë në pikun e mbrëmjes, mes fluksit të qarkullimit, kush duhet ti mbrojë ?
Ky i paaftë e i papërgjegjshëm në qeveri, do të vijojë ta mbajë në rrezik e terror këtë popull përsa kohë pengu i tij të mbajë peng opozitën.
Ta shpëtojmë sa më parë opozitën e këtij vendi për të bërë të mundur largimin e kësaj qeverisje që na fal veç krim, vrasje e terror çdo ditë mes nesh.
Nesër të risjellim rendin, ligjin, sigurinë, forcën e shtetit, garancitë e qytetarëve dhe familjeve të tyre.
Mjaft më, me këtë llum ku na kanë zhytur një takëm korruptorësh, të paaftësh, e kllounësh që thjesht mbajnë njëri-tjetrin për ta lënë këtë vend në degradim!
© SYRI.net