VIDEO-SYRI TV/ E vërteta e 'fitores' së vetme të Lulzim Bashës

VIDEO-SYRI TV/ E vërteta e 'fitores' së vetme të Lulzim Bashës

16:09, 13/11/2021
A+ Aa A-

"Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për Bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjatë këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike", kështu u shpreh Lulzim Basha në një intervistë, duke i atribuar vetes fitoren e Bashkisë së Tiranës në 2011. 

Por si qëndron e vërteta e zgjedhjeve lokale të 2011 me Lulzim Basha kandidat për Tiranën i koalicionit “Aleanca për qytetarin” ku dy forcat kryesore të këtij koalicioni ishin Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim?

Lulzim Basha garonte përball Edi Ramës dhe Hysni Milloshit dhe në përfundim të zgjedhjeve rezultati ishte: pjesëmarrës në zgjedhje 250 mijë e 880 qytetarë dhe Lulzim Basha mori 124 786 vota, Rama 124 705 dhe kandidati Hysni Milloshi 1394 vota. Pra diferenca mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës ishte vetëm 81 vota, kjo pas një procesi të kontestuar dhe stërzgjatjeje në KQZ ku u hapën disa prej kutive për numërim. 

Teksa sot Basha deklaron se fitoi zgjedhjet pasi shmangu Sali Berishën nga zgjedhjet e Tiranës, e vërteta rezulton krejt e kundërta. Lulzim Basha ishte kandidati fitues që mori më pak vota se koalicioni në këtë qark, madje në përqindje me votat e koalicionit rezulton kandidati me performancën më të ulët se edhe kandidatët e bashkive të tjera që kishin një përqindje më positive të votave në krahasim me koalicionin. 

Nëse marrim si shembull votatat e Tiranës për kandidatët dhe i krahasojmë ato me votat partiake, rezulton se Basha nuk ka arritur as ti afrohet numrit të votave të marra nga koalicioni. Lulzim Basha fitoi zgjedhjet me një diferencë prej 81 votash përball Edi Ramës, ndërsa Koalicioni “Aleanca për qytetarin” në zgjedhjet lokale të 2011 arriti të sigurojë 203 860 vota apo 52.1 përqind përballë 177 238 votave të Partisë Socialiste apo 45. 3 përqind.

Pra teksa Basha arriti të fitojë mes kontestimeve dhe votave të marra tek të majtët nga Hysni Milloshi, koalicioni i dejtuar nga Sali Berisha arriti të fitojë Qarkun e Tiranës me një diferencë prej 7% të votave. 

Por jo vetëm në Tiranë!

Koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha fitoi zgjedhjet locale të 2011 në të gjithë Shqipërinë dhe me rezultat të thellë përball koalicionit të Partisë Socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Në rang vendi në zgjdhjet lokale të 2011 'Aleanca për Qytetarin' e udhëhequr nga Sali Berisha arriti të marrë 813 335 vota apo 51.77 % ndërsa “Aleanca për të Ardhmen” siguroi 671 612 vota apo 42.75 %.

Pra po të krahasojmë rezultatin e Tiranës me rezultatin në rang vendi, rezulton se fitorja në të gjitha bashkitë dhe komunat e tjera është më e thellë se rezultati i arritur me kandidatin Lulzim Basha në Tiranë.

E duke e parë në këndvështrimin që pretendon Basha, duket se kandidatura e tij për Tiranën i ka prishur punë koalicionin, duke mos arritur të marrë as sa niveli i votave partiake. 

Rezultati

Zgjedhjet 2011- 250 880 Votues 

Lulzim Basha - 124 786 vota

Edi Rama - 124 705 

Hysni Milloshi - 1394 vota

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco