‘E përjashtova Berishën nga fushata dhe fitova’ - faktet nxjerrin zbuluar Lulzim Bashën

‘E përjashtova Berishën nga fushata dhe fitova’ - faktet nxjerrin zbuluar Lulzim Bashën

12:44, 13/11/2021
A+ Aa A-

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha gjatë një interviste në News-24 u shpreh se për humbjet e tij i kishte fajet Sali Berisha.

‘Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për Bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën’  u shpreh Basha ndër të tjera gjatë interivstës.

Por nëse kthehemi pas dhe shohim, faktet dhe videot të publikuar në ato kohë flasin shumë ndryshe.

Në videon e mëposhtme shihet qartë se Basha jo vetëm që ishte në garë në sajë të vendimit dhe zgjedhjes së Berishës, por ku i fundit ka ndezur turmën në nisje dhe në mbyllje të fushatës në vitin 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani13/11/2021 21:19

O qelbesire sorosian! O bukeshkalur! O tradhetar! O maskara! O letra higjenike e Erjon Veliajt! Po 23 mije votat e LSI, 7500 te PR, 3 mije votat e PDK+PLL+Ballit, por 1500 votat qe Edvin Rames ia hoqi Partia Komuniste e Hysni Milloshit, i ke llogaritur???!!! Megjithese ku di arithmetike ti o kaqol!!!

Qytetari 13 nentor 202113/11/2021 15:51

Paska qene nje "mashtrues klasik" Lul Basha qe po na shet " broçkulla" sesi u be Kryetar i Bashkise te Tiranës me 2011 pa perkrahjen e z. Berisha..

Agim D13/11/2021 14:25

Me fal qe po ta them por “ A e ka ditur I ndjeri qe ka patur nje djale kaq trap sa ti? Mbetemi te suprizuar keto ditet e fundit me keto qe ben dhe thua. A Mos valle ke nevoje per nje psikiater? Nuk eshte turp ta pranosh. Nuk eshte e thjesht e te durosh nje stres siper nje caku. Per me te per keshilla mund te pyesesh ne konfidece ate veshgjatin se dhe ai e ka gjetur zgjidhjen tek vizat e bardha, por kujdes me mase se je fillestar. " Duke pare reagimin tend sapo t'u kercenua karriga, duke pare njerezit besnike qe te mbeshtesin me kaq patos me vjen ne mendje ideja se edhe ne humbjen e 2013 nga PD kishit gisht pikerisht ju njerezit e afert te Sali Berishes. Duke e pare veten si brezi i ri ne ate kohe dhe per sa kohe do ishte PD ne pushtet dhe Sali Berisha ne krye ju nuk do ishit te paret, pranuat me mire te dilnit ne opozite te merrnit partine (duke e ditur qe krytari do dorehiqej ne rast humbje) dhe pas kater vitesh te ktheheshit si kryeminister.... Por I bete llogarite pa kasapin. Eshte Sali Berisha AI qe di te flase me njeriun thjeshte, me te rinjte me te cdo moshe dhe jo ju pinjollet e PD qe kujtuat se njerezit jane dele dhe do ju ndjekin nga pas thjesht se jeni te parties. Jo ore jo, per fat te mire jeton akoma doktori dhe kesaj here do jete ne gjendjen te percaktoje ne menyre te qarte rrugen dhe kriterieret qe duhet te plotesoje cdo kandidat per kryetar te PD.

Shto koment

Denonco