Jo Republikës së Bananeve/ Arian Çani fillon lëvizjen: 'Je suis non grata'

Jo Republikës së Bananeve/ Arian Çani fillon lëvizjen: 'Je suis non grata'

11:47, 13/11/2021
A+ Aa A-

Arian Çani mbrëmjen e djeshme, kishte ftuar në studio të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, ku u diskutua se përse ata i janë bashkuar “Foltores” dhe çfarë duhet të ndodhë me rinovimin e Partisë Demokratike.

Duke folur për arsyet politike dhe të lobuara të shpalljes “non grata” të liderit historik të partisë, Sali Berisha,  Arjan Çani ka organizuar një test me gjashtë të rinjtë; nëse ata janë të gatshëm të thërrasin: “Je suis non grata”, duke huazur shprehjen e famshme të francezëve pas atentateve në gazetën satirike “Charlie Hebdo”.

Ideja e provokimit të Çanit ishte se nëse një akt i diplomacisë amerikane po bëhet dominant në skenën politike shqiptare duke u përpjekur të shuaj çdo zë, ide, apo alternativë tjetër, a janë të gatshëm 20- 30 vjeçarët që për ti thënë “JO” një politike të tillë prej republike bananesh?

Tre nga gjashtë të rinjtë thanë se ishin të gatshëm të vetë-shpalleshin “non grata”  për të mbrojtur një ide ndryshe të të bërit politikë. Pas kësaj drejtuesi i emisionit i bëri thirrje të gjithëve që mendonin në këtë mënyrë të shpallnin në rrjetet e tyre sociale sloganin: “Je suis non grata”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turkofagos16/11/2021 10:21

Mos na çani trapin ju te mirepaguarit...

cuf dabjoni13/11/2021 14:09

do tè ishte me interes dhe e dobishme per ne qè disa gra a vajza te Dilton me parrullen "I' am not Kimete"

Messi13/11/2021 12:28

"Je suis non grata"

Shto koment

Denonco