'Berisha në 2011 solli PD-në e gjithë Shqipërisë në Tiranë, që të luftonte për Lulin'

'Berisha në 2011 solli PD-në e gjithë Shqipërisë në Tiranë, që të luftonte për Lulin'

09:31, 13/11/2021
A+ Aa A-

Nga Edmond Spaho.

Berisha ishte Kryetar i PD-së dhe Kryeministër i Shqipërisë dhe Luli mori vendim ta përjashtoje Berishën nga fushata e vitit 2011 për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës!!! Hajde trim hajde!!!

Përjashtoi Berishën nga fushata në vitin 2011!!!

O Guri o trim me fletë!!! Akoma nuk po më besohet, ku e gjeti forcën, cilët e mbështetën kur përjashtoi Berishën, se duhet të jesh shumë trim të marrësh një vendim të tillë.

A e kuptoni o njerëz se në çfarë përmase është gënjeshtra?!

Luli, gënje, por me masë. Mos gënje duke na dhënë të gjithëve dozën e elefantit. Nuk e mbajmë dot, or mik.

Berisha në vitin 2011 solli gjithë PD-në e Shqipërisë në Tiranë që të luftonte për Lulin. Çdonjërit iu vendos objektivi se çfarë rezultati duhet të arrinte në zonën në ngarkim.

Asnjëherë nuk kam votuar në Tiranë për shkak se kam qënë deputet në Korçë dhe më duhej të merresha me organizimin e zgjedhjeve atje dhe nëse do të vija të votoja në Tiranë, do të humbja një ditë kohë për fushatën në Korçë.

Në zgjedhjet e Lulit në vitin 2011 nuk e di si ma dha Zoti dhe erdha e votova në Tiranë. Kur mësova rezultatin me 11 vota diferencë, e falenderova Zotin, pasi Berisha për 11 vota do të merrte listat dhe do shihte me lupë kush kishte votuar e kush jo.

Të mos harrojmë se Luli pati 20 mijë votat e LSI-së në krah, marrëveshjen me Hysni Milloshin që vetëm Berisha mund ta bënte dhe që Ristani sakrifikoi reputacionin e tij që Basha të dilte fitues.

Si shpërblim Basha e vendosi numrin dy të PD-së të katërtin në listën e Vlorës dhe ai nuk u bë deputet. Asnjëherë në 30 vjet histori të PD-së nuk ka ndodhur që Sekretari i Përgjithshëm i saj të ishte i katërti në listë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku13/11/2021 16:08

E çuditëshme!!! Që nga momenti që Argita shpiku Lul Bashën e deri më sot, asnjëherë nuk është përmendur aq shumë emri i Lul Bashës se sa në periudhën e Foltores. Kushedi sa i rëndësishëm i duket vetja kësaj qënie ivertebrore në këtë periudhë që po e pjerdhin të gjithë, të gjithë merren me të, madje edhe nga ambasadorja kineze e USA, e madhërishmja Kimete. Prandaj shfrytëzon rastin për të dalë në plan të parë e për të lëshuar nga goja maklladat më gjiganteske që mund të imagjinohen. Harron që me këto dalje publike i ka bindur të gjithë se çfarë paljaço fshihet në surratin e suvatuar me llaç arlekini dhe flokët e zhyer me brilantinë, veshur me “alta moda” dhe që bredh me Super Benz, ëndërrat e një kllufi bosh të rritur në skamje në një familje modeste të një xheneriku kamjonash që ëndërronte Bllokun ku shërbente e ëma. Endrrat e shkëlqimit e xhveshën nga çdo qelizë karakteriale, përzier me “shkollimet sorosjane të njejta me “erion veliaj” , në konkurrencë se cili është numri një për mashtrim e paftyrësi. Edhe në fëlliqësi ja merr Erioni sepse ai vepron ndërsa Luli vetëm gënjen e mashtron dhe vjedh Partinë seose çka mund të vjedhë tjetër, përveç llokmave që i hedh E Drama për mbështetjen që i jep prej 8 vjetësh.

DEMOKRATI13/11/2021 10:55

O i nderuar Spaho! O te nderuar demokrate! Mos u merrni me mutin e Rames, ju lutem! Ai eshte nje mut-muti! Ai eshte nje plehre! Mos i bini mutit me grusht se do te beheni pis!! Hodhi Edvin Kristaq Rama nje mut ne Lane dhe ju po mundoheni ta nxirrni!!! 11 Dhjetori po vjen!! Mos i harxhoni energjite me mutin e Edvin Kristaq Rames!!! Kemi shume pune te tjera perpara o demokrate! Demokratizimi i Partise Demokratike nuk eshte nje pune e lehte! Lufta kunder treshes Rama-Basha-Soros nuk eshte e lehte!! Grushti yne demokratik duhet te jete aq i madh, aq i bashkuar dhe aq i fuqishem qe ta rrezojme perfundimit kete klan mafioz!

Shto koment

Denonco