Këshilltarët e morën sërish në qafë/ Ja kush e dominoi përballjen televizive Basha-Berisha

Këshilltarët e morën sërish në qafë/ Ja kush e dominoi përballjen televizive Basha-Berisha

19:25, 12/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti ‘Foltoren’ e tij të rradhës në Sarandë, në orën 17:00, ku si çdo takim tjetër, edhe këtë herë, Berisha e kishte njoftuar përmes Facebook.

I këshilluar nga të huajt, për të sfiduar Berishën, Lulzim Basha vendosi të fliste në News 24 për krizën në PD, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe Foltoret, në të njëjtën orë.

Si në çdo dalje të tyre, ‘Foltorja’ dhe intervista u trasmetuan live në faqet zyrtare të tyre dhe ajo që ra në sy ishte “lënia në baltë” e Bashës nga demokratët.

Lulin në të njëjtën fashë orare po e ndiqnin vetëm 715 persona, ndërsa ish-liderin e demokratëve plot 2600 veta.

Image

Kujtojmë që Lulzim Basha doli për herë të parë në një intervistë mediatike pas fillimit të përplasjes dhe si rrjedhojë interesi i opinionit publik duhet të ishte më i lartë se sa 'Foltorja' që prej dy muajsh po mban gjallë jetën politike dhe atë opozitare e si rrjedhojë logjikisht bie interesi për diçka që përsëritet. 

Por në fakt nuk rezultoi kështu dhe në këtë përballje në të njëjtën orë, i humburi është Lulzim Basha. 

Basha dështoi edhe këtë herë përballë Berishës dhe qartazi duket se kush ka mbështetjen më të madhe nga ana e demokratëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi12/11/2021 22:44

Nuk shkon krahasimi ,nuk ka perballje elefanti me miun ,se vetem me bajgen e elefantit berishe, mbulohet tufa e minjve me lulushin ne krye.beni ndonji krahasim me tjeter njeri ,megjithse ne shqipeti nuk gjen njeri te dyte me gjigandin e demokracise.

lushingabarbullushi12/11/2021 21:57

Ça do ngjojm me Bashen! Nuk ka gja te re.

Ik me vrap12/11/2021 20:44

Ato 715 jane baxhellot dhe bastardet 'ministresha-stra' te ramutit. Ku ka demokrat qe te shohi kete pleher!!!!!

Shto koment

Denonco