Çim Peka i përgjigjet Bashës: Në 2011 fitove prej Sali Berishës, more më pak vota se koalicioni

Çim Peka i përgjigjet Bashës: Në 2011 fitove prej Sali Berishës, more më pak vota se koalicioni

19:14, 12/11/2021
A+ Aa A-

Drejtori i Syri Tv, Çim Peka iu përgjigj deklaratave të Lulzim Bashës i cili u shpreh më herët se në 2011 fitoi përballë Edi Ramës për shkak se la Sali Berishën jashtë fushatës në Tiranë. 

Në studion e 'Ora 19:00' në Syri Tv me Juli Krisafin, Peka u shpreh se ishte Berisha ai që nuk e la Bashën të largohej nga rruga drejt Bashkisë, duke i garantuar se do të numërohej çdo votë. 

Gjithashtu, Peka kujton se ishte koalicioni i madh i ndërtuar nga Sali Berisha, me LSI-në pjesë, por që e ndihmoi edhe Hysni Milloshi me 1500 votat e tij, që bënë Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Juli Krisafi: Zoti Basha ka dhënë sot një intervistë dhe ka thënë se çelësi i fitores së tij në 2011, ka qenë përjashtiim i Berishës nga kjo fushatë elektorale. Keni një koment?
Çim Peka:
Zoti Basha po të ketë minimumin e sinqeritetit të dalë dhe ta përgenjështrojë. Gjë që nuk e bën. Gjatë numërimit të votave në kutitë e gabuara, Basha donte të largohej nga rruga drejt kreut të Bashkisë, por ka qenë këmbëngulja e Sali Berishës që ai të priste rezultatin, pasi votat do të numëroheshin deri te vota e fundit. Pra, edhe këtë mandat, e ka prej Sali Berishës. Lidhur me deklaratën e tij, se fitova i vetëm përballë Edi Ramës, pa Sali Berishën në fushatë, gënjen. Basha nuk ka qenë vetëm, por ishte koalicioni më i madh ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale, por edhe politike. Ka qenë në koalicion me LSI për herë të parë dhe të fundit. Por ka qenë de facto në koalicion me Hysni Milloshin i cili as më pak dhe as më shumë i mori 1500 vota Edi Ramës. Të cilat mjaftonin për ta mundur disa herë Bashën. LSI mori 23 mijë vota. Bënin diferencën që Olldashi kishte me Ramën në 2007, kur LSI ishte me Ramën. Pra diferencën nuk e bënin votat e Bashës, por ato të LSI. Lulzim Basha është i vetmi kandidat që ka marrë më pak vota se koalicioni në 2011. Ndërkohë një kandidat apolitik, një figurë e nderuar, pa asnjë ditë fushatë, i njoftuar vetëm javën e fundit të fushatës, Halim Kosova ka marrë më shumë vota se koalicioni në 2015. Një kandidat që ka marrë më pak se koalicioni nuk mund të mburret dhe të konsiderohet fitues, se sa një kandidat që merr më shumë vota se koalicioni.

Basha nuk ka patur as suksesin e Halim Kosovës në Tiranë, ndërkohë që Basha kishte dy vite që ishte bërë gati për këtë garë dhe punonte e gjithë qeveria për të. Ndërsa Kosovës iu dha një javë para caktimit të kandidatëve se do të ishte kandidat për Tiranën. Pra, nuk ka fituar ai, por ka fituar koalicioni. Çfarë duhet të nxjerrim nga kjo? Në të vetmin rast që e djathta në Tiranë bëri koalicion të madh u mund zoti Rama. Dhe Basha në vend që të merrte shembull dhe ta kishte formulë fitoreje formën si fitoi përballë Ramës, çfarë bëri Basha kur mori drejtimin e PD? Zhduku koalicionet. Njeriu që mori më pak vota se koalicioni dhe që kuptoi se vetëm me koalicion mundet Edi Rama, ra dakord me Ramën të zhdukte koalicione. Pra, ra dakord që të zhdukte formulën që mund ta nxirrte atë fitues.

Në këtë aspekt ai nuk ka fituar se s'ka qenë në fushatë Sali Berisha, por se Berisha arriti të mblidhte të gjitha partitë, edhe partinë e majtë LSI, në favorin e tij. E megjithatë, ky njeri mori më pak vota se koalicioni. Kjo është fitorja e Bashës në 2011. Pa harruar qëndrimin ligjor, fisnik dhe burrëror të Arben Ristanit, megjithëse u kërcënua edhe me jetë, që nuk pranoi të bënte asnjë lloj lëshimi derisa u nëmërua edhe vota e fundit e hedhur në kutinë e gabuar. Por çfarë kostoje i dha PD-së fitorja e Bashës në 2011? Kostoja që PD në 2013 mori në Tiranë një nga rezultatet më të këqija ne qarqeet e mëdha në zgjedhjet politike. Sepse Tirana përveç rehabiltimit të momentit të sheshit Skënderbej dhe fillimit të Bulevardit, ky zotëri bllokoi gjithçka me idenë se po bënte planin rregullues që s'kishte qenë asnjëherë dhe mirë bëri. Por edhe pas 2013 e bllokoi Rama me vendimet e qeverisë, Basha në Bashkinë e Tiranës nuk la asnjë gjurmë. Ai kishte në krah Berishën, Metën dhe të ndjerin Hysni Milloshi. 

Juli Krisafi: Pse ju fal paaftësia atëherë?
Çim Peka: Nuk është i falur nga votuesit. Nëse i falej paaftësia do të ishte në pushtet. Atij se nuk iu fal paaftësia dhe nuk iu mirëkuptua pazari nuk është në pushtet. Po, Lulzim Basha, me paaftësinë e tij i ka falur pushtet Edi Ramës. Për 2011 ky është hera e parë që del dhe bën këtë analizë. Kam përshtypjen që edhe këshilltarët kanë filluar të tallen me atë, sepse vetëm një naiv politik mund të dalë dhe ta shesë si sukses personal 2011-ën. Njeriu që mori më pak vota se koalicioni, kur kishte dy vjet që punonte për këtë ditë, ndërsa Halim Kosova me një javë kandidat mori më shumë vota se koalicioni. Kjo duhet theksuar. Sali Berisha vërtetë nuk doli në fushatë në Tiranë, por të gjitha partitë politike u bënë kundër Edi Ramës dhe në krah të Lulzim Bashës, edhe partia Komuniste e Shqipërisë. Basha fitoi me këtë formulë dhe formulën e fitores ky njeri për llogari të Edi Ramës, shkoi dhe e zhbëri, hoqi koalicionet në 2017, i aprovoi heqjen e koalicioneve në 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco