VIDEO/ Berisha: Familja nuk preket, Rama dhe pengu i tij të tërheqin ligjin ateist nga Kuvendi

VIDEO/ Berisha: Familja nuk preket, Rama dhe pengu i tij të tërheqin ligjin ateist nga Kuvendi

17:39, 12/11/2021
A+ Aa A-

"Familja nuk asgjësohet me numra. Familja nuk preket. Edi Rama dhe pengu i tij të tërheqin ligjet ateiste". 

Kështu u shpreh lideri historik i PD, Sali Berisha nga Saranda ku zhvilloi 'Foltoren' me demokratët dhe mbështetësit atje. 

Për shqiptarët, tha Berisha, familja është e shenjtë dhe nuk mund të cenohet.

"Vlerat janë zotimi ynë solemn. Ne vendosim në themel familjen. Nuk ka asgjë më të shenjtë se familja, vlerat e saj. Do të bëjmë gjithçka për familjen, konsolidimin. Nëse kemi një trashëgimi të jashtëzakonshme kemi familjen, traditën familjare, kemi solidaritetin familjar. 

Familja, prindërit nuk mund të asgjësohen me numra siç bën ky aventurier i bazuar në ideologjinë ateiste. Ne do të mbështesim konsoldimin e familjes, qëndrimin hyjnor të librave të shenjta ndaj saj, të besimeve fetare ndaj saj.

Ndaj dhe dua t'i them Edi Ramës dhe pengut të tij mos guxoni të prekni familjen me ato ligje ateiste që keni dërguar në Kuvend. Ne bazohemi te vlerat. Interesi kombëtar është orientim themelor i yni, por që një familje të arrijë të realizojë objektivat e veta, detyrimisht kurrë interesi i saj nuk mund të mbrohet jashtë interesit kombëtar", u shpreh Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Molla e dijes12/11/2021 19:50

Dakord për atë punën e prindi 1 e prindi2. Por doktor, mos i mësho shumë atyre përrallave fetare se ti e di shumë mirë që janë gënjeshtra, dhe me një analizë ADN atësie ua vërtetoj atë shënjtërinë e leshit. Kështu që avash se nuk merren votat duke gënjyer budallenjtë fetarë. Ç'lidhje ke ti me fenë doktor?! Asgjë fare. Vazhdo foltoren por bool dhe kujdes me çështjen fetare se të ikën foltorja për kumbulla me gënjeshtra se e vërteta ime triumfon gjithmonë. Sidomos në këtë situatë kur të ka mendrosur SHBA e Sorrosit.

Shto koment

Denonco