Gafa e Bardhit: Rregullorja e 2010 është e vlefshme për statutin e 2021

Gafa e Bardhit: Rregullorja e 2010 është e vlefshme për statutin e 2021

15:24, 12/11/2021
A+ Aa A-

Daljet e sforcuara për tu kapur pas statutit, kanë bërë që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi të përfshihet në një gafë gjatë deklaratës së sotme.

Duke folur për media, Bardhi i bëri thirrje ish-kryetarit Berisha dhe mbështetësve të tij të dërgojnë firmat në zyrën e protokollit dhe të ndiqet me përpikmëri rregullorja e institucionit, pasi mbajtja e Kuvendit Kombëtar gjykohet nga numri i anëtarëve.

‘Ju lutem sillni firmat sipas rregullores së 2010-ës, kohë kur Berisha e drejtonte vetë PD-në’, tha ai.

E pikërisht këtu është edhe gafa e Bardhit, pasi që prej vitit 2010, statuti i PD-së ka ndryshuar dy herë.

Herën e parë ka ndryshuar në vitin 2018 dhe herën e dytë pak muaj më parë në zgjedhjet e qershorit brenda PD-së, ku Këshilli Kombëtar ndryshoi statusin e Partisë Demokratike.

Kështu që pas dy ndryshimeve të statutit, një rregullore e bërë për statutin në vitin 2010 nuk ka si të jetë e vlefshme dhe funksionale për statutin e vitit 2021.

Rregullorja bëhet nul në momentin kur miratohet statuti i ri dhe për rrjedhoje ajo duhet më së paku të rikonfirmohet pas ndryshimeve të statutit të ri.

Por njëlloj si me rastin e zgjedhjes s Gazment Bardhit, i cili nuk është zgjedhur me votim të fshehtë apo përballë një kandidature tjetër, siç e kërkon statuti i PD-së edhe rregullorja në fjale nuk reflekton asnjë prej ndryshimeve statutore të vitit 2018 dhe më pas ato të 2021.

Citimi i rregullores së vitit 2010 në vitin 2021 është thjeshtë një gafë e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, i cili duket se ende nuk njeh rregullat e partisë ku është pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sulo12/11/2021 19:22

O Balo te hengert tenja e ke k - - - n brenda .

Ilir Trebicka12/11/2021 15:53

Mos u merni me plera,e lagu se lagu.

Balo12/11/2021 15:35

Mos shiko gafat...jemi në kondita të jashtëzakonshme...Apo jo... Meqë ra fjala...një Berishë shkon në burg këto ditë...

Shto koment

Denonco