VIDEO-SYRI TV/ Aleanca për TK, padi në SPAK: Të pezullohen punimet. Ironizon aktori i njohur

VIDEO-SYRI TV/ Aleanca për TK, padi në SPAK: Të pezullohen punimet. Ironizon aktori i njohur

14:06, 12/11/2021
A+ Aa A-

Aleanca për Teatrin ka depozituar një tjetër padi në SPAK për çështjen e Teatrit. Avokatja Adriana Kalaja kërkoi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punimeve dhe ndërtimin e një teatri ashtu sicc ka qenë. Aleanca ka hedhur edhe akuza mbi eksponent të opozitës dhe ambasador se po bëhen palë me shkeljet e qeverisë.

Nga SYRI TV

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzoi sot në SPAK një tjetër padi, për shembjen e Teatrit. Avokatja Adriana Kalaja kërkoi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punimeve. Tematika kryesore lidhej gjithashtu me pronësinë e truallit të Teatrit, për të cilin u tha se opozita po heshte sepse ishin në bashkëpunim me qeverinë në afera korruptime.

Ndërsa aktori i njohur Mehdi Malkaj për media foli me nota ironizuese, duke thënë se shqiptarët nuk duan t’ia dinë së çfarë ndodh. Ai tha se populli shqiptar e njeh më mirë historinë e Turqisë, sesa të vendit të vet.

Aleanca për Teatrin është shprehur se e shikon me keqardhje mos reagimin e SPAK në lidhje me refuzimin e takimit me qëllim marrjen e informacioneve të detajuara se në cilën pikë ndodhet procedura për hetimin e dosjes së Teatrit.

Kalaja nuk ka lënë jashtë vëmendjes as Ambasadoren Yuri Kim e cila sipas pretendimeve të aleancës ka ushtruar presion për zvarritjen e çështjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco