Zgjedhjet në Kosovë, flet analisti Nexhmedin Spahiu: Ka ndryshuar elektorati!

Zgjedhjet në Kosovë, flet analisti Nexhmedin Spahiu: Ka ndryshuar elektorati!

12:33, 12/11/2021
A+ Aa A-

Vullneti i qytetarëve të Kosovës do të shprehet përfundimisht për drejtuesit e tyre komunal këtë të diel.

Për të folur më shumë në lidhje me këto zgjedhje që do të mbahen ishte i ftuar në emisonin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ Nexhmedin Spahiu analist politik në kosovë .

Flavio: Duket se Kosova jo vetëm di të votojë mirë por di edhe ti trondisë pak klasat e veta politike. A ka qenë ky një moment pagëzimi  i fundit drejt një rruge demokracie në republikën e Kosovës?

Spahiu: Po patjetër. Klasa politike dhe vetë zgjedhësit në Kosovë janë emancipuar me kalimin e viteve. Nga zgjedhjet e radhës të vitit 2000 dhe deri tek këto zgjedhje secila zgjedhje ka kaluar në një stad tjetër të emancipimit politik kështu që besoj se këto zgjedhje kanë qënë më të mirat në çdo kuptim nga ato të mëparshmet.

Dori: Si është shfrytëzuar nga forcat politike por edhe nga kandidatët kjo periudha disa javore nga momenti i raundit të parë të zgjedhjeve deri në ditën e diel. Si mendoni se janë përpjekur përfaqësuesit e forcave politike, kandidatët për të bindur atë porcion të publikut që ti votojë pasnesër?

Spahiu: Ka pasur debate të shumta në televizione përpara dhe më pak tubime për shkak të pandemisë.  Tubimet e mëdha janë evituar tërësisht edhe në periudhën paraprake, por dalje në televizion ka qënë ajo e cila ka karakterizuar garën në balotazh mes kandidatëve. Janë thënë argumentat e secilës palë dhe tani priten rezultatet.

Flavio: Ndërkohë ka pasur dhe një zhvillim tjetër të çuditshëm z.Nexhmedin. Duket se Vetvendosja jo vetëm ka humbur shumë nga influenca e saj politike por edhe në raportime me Listën Serbe ka  pasur një performance të dobët. Si mund ta lexoni këtë rezultat të mirë të serbëve në komuna ku ata kanë një shumicë edhe në popullsi?

Spahiu: Ka qënë e pritshme përsa i përket serbëve për shkakun se partia që përkrahet nga presidenti Vuçiç dominon skenën politike në Kosovë edhe për shkak të ndërhyrjeve të cilët vitet e kaluara kanë bërë. Dy kandidat për kryetarë komunash nga zgjedhjet e kaluara janë vrarë dhe institucionet e Kosovës nuk kanë qënë në gjendje që të zbulojnë vrasësit dhe ti dënojnë ata. Është një gjë publike që dihet që ata kanë qënë të vrarë nga agjenturat serbe për t’i mos i bërë karshillëk politikës që ndjek presidenti Vuçiç dhe kjo është arsyeja tani pse në mes të komunitetit serb në Kososvë nuk ka ndonjë forcë politike e cila është në gjendje t’i bëjë karshillëk Listët Serbe që përkrahet nga presidenti Vuçiç. Fitorja e saj në në të gjitha komunat ka qënë e pritur. Çuditërisht në një komunë fare të vogël ku janë të përfshirë vetëm tre fshatra ka një balatozh mes kandidatit të Listës Serbe dhe një kandidati të pavarur i cili në fakt dhe ai ka qënë deri dje kandidat i asaj Liste por presidenti Vuçiç ka vendosur të mos ta kandidojë duke bërë që ai të dalë kandidat i pavarur. Por kjo fitore e Listës ka qënë e pritur në ato 10 komuna që përbëjnë shumicën serbe. Sigurisht mesazhi në këto zgjedhje ishte për Albin Kurtin. Duke mos fituar asnjë komunë Vetvendosja në raundin e para e cila është akoma më e pritshme dhe në raundin e dytë të mos ketë asnjë komunë. Është një mesazh për pritshmëritë që ka pasur publiku për Albin Kurtin të cilat nuk i ka realizuar këtë 8-9 muaj sa ai ishte në qeverisje dhe vota e tij e përgjithshme u zvogëlua në 67 %  që do të thotë më shumë se 2/3 e votave të cilat i kishte fituar nëntë muaj më parë nuk i fitoi në këto zgjedhje. Arsyeja është thjesht për shkak se ai nuk ju përmbajt premtimeve të dhëna. Diaspora e cila votoi në nivel kombëtar për Albin Kurtin në masën mbi 90%  tani nuk është as partia e parë në mesin e diasporës është thjesht një ligj i cili ka pasur në dorë Albin Kurti për shkak se ka pasur më shumë se gjysmën e parlamentit. Nuk ka qënë në gjendje me nxjerr për 9 muaj për një premtim që e ka bërë që diaspora të votojë në ambasada dhe jo përmes postos e cila është e kushtueshme për diasporën pasi një votë kushton më tepër sesa 100 dollarë. Dhe meqë këtë nuk e bënë  vota e diasporës nuk  shkoi do të në këtë rast për Albin Kurtin. Po ashtu progreset të cilat i ka bërë qeveria Kurti gjatë këtyre nëntë muajve kanë qënë të papërfillshme. Të marrë një shembull, përsa i përket autostradës Prishtinë - Mitrovicë është më e frekuentura në Kosovë. Ka 35 km distancë sa Tiranë-Durrës dhe  ajo ka filluar së ndërtuari në fakt në 2007 po për shkak të hajdutërive të qeverive të mëparshme ajo ka progresuar 1 km në vit . Gjatë këtyre 14 vite në fakt janë bërë 16 km por qeveria Kurti jo vetëm që nuk e bëri as një kilometër për këto nëntë muaj por as dhe një milimetër në progres. Ky është një matës i dukshëm për dështimin e një qeverie e cila në asnjë fushë nuk ka shënuar arritje përveç ndoshta në atë të rendit publik ku ka pasur disa aksione në veri të Mitorvicës të suksesshme dhe fakti që Albin Kurti nuk është korruptuar si kryeministrat e  tjerë po nuk ka rritur të ndalë korrupsionin domethënë të mos jesh vetë i korruptuar dhe të ndalësh korrupsionin këto janë dy gjëra të ndryshme.  Megjithatë Kosova vazhdon të jetë e korruptuar jo në masën e e mëparshme por nga ana tjetër progresi ekonomik sikur është ndalur me Albin Kurtin dhe kjo ka bërë që të humbas shumë vota për një periudhë aq të shkrutër siç ka ndodhur mes zgjedhjeve të nivelit kombëtar dhe atyre të nivelit lokal.

Dori: I kemi ndjekur prej dy vitesh ngjarjet politike në Kosovë dhe zgjedhjet gjithashtu. A mund të themi tani të paktën me këto zgjedhje komunale të cilat janë të dytat pas atyre të 14 shkurtit të këtij viti që ishin zgjedhjet e përgjithshme që Kosova ka hyrë jo vetëm në epokën e një klase të re politike por edhe të një funksionimi të demokracisë duke qënë se zgjedhjet kanë qënë të qeta deri diku të lira dhe të ndershme. A mund të themi që Kosova ka hyrë edhe në një fazët tjetër të zhvillimit të demokracisë përveç klasës së re politike?

Spahiu:  Patjetër. Gati gati shumcën  e atyre që përbëjnë votuesit në Kosovë kanë kaluar mëse 21 vite nga përfundimi i luftës. Domethënë janë 21 gjenerata të cilat pas lufte nuk kanë votuar dhe që ju ka lindur e drejta më pas. Ka ndryshuar elektorati çdo zgjedhje ka dhënë një mësim për të ardhmen dhe prandaj është dhe ky reagim aq i shpejtë i zgjedhësve në Kosovë përsa ju përket forcave politike të cilat përbëjnë atë dhe tjetër çfarë është e rëndësishme tashmë nuk është më problem që elektorati të kalojë nga një forcë politike tek tjetra e cila tregon emancipim të klasës politike por edhe të vetë shoqërisë. Por ajo që çfarë doja të thoja është se pas këtyre zgjedhjeve në rast se Albin Kurti  nuk fiton asnjë komunë atëherë duke pasur një pushtet qendror mund të ketë trazira në kuptimin në përpjekje për ta hequr atë nga qeveria.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco