Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

VIDEO-SYRI TV/ Paloka u vë gazetarëve në dispozicion firmat e 4200 delegatëve

VIDEO-SYRI TV/ Paloka u vë gazetarëve në dispozicion firmat e 4200 delegatëve

10:52, 12/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, zhvilloi ditën e sotme një takim me gazetarët në zyrën e tij në selinë e Partinë Demokratike, ku tentoi të bënte transparencën mbi firmat e mbledhura për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Paloka i ftoi gazetarët që të shohin formularët, por mos të bëjnë publike të dhënat personale të delegatëve të cilët kanë firmosur.

Gjithashtu kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së theksoi se verifikimi i emrave do të bëhet nga Komisioni i Mandateve ditën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

‘Do kërkoja vetëm një gjë, që të dhënat personale të mos t’i nxjerrim. Ju konfirmoj që kemi 4200 formularë të plotësuar nga delegatët. Delegatët e Kuvendit të PD-së janë të përcaktuar në statut, janë nga kryetarët e grup seksioneve, deputetët e deri te kryetari.

Të gjithë këta që kanë firmosur janë të gjithë delegatë të kuvendit. Delegatët nga një Kuvend në tjetrin janë të njëjtët. Këtu janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emri i babait, numri i kartës së identitetit.

Ju them që të mos fokusojmë emrat. Gazetarët të ulen aty dhe t’i marrin t’i shohin. Gazetarët nuk i njohin delegatët, as unë nuk i njohu, verifikimi i tyre do të bëhet nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin Kombëtar. Do të ishte mirë që për transparencën e këtij Kuvendi, përpara se të nis puna të marrim më shumë kohë dhe ti lexojmë të gjithë emrat një nga një dhe pastaj të pajisen me mandatin për të hyrë në kuvend. Këto verifikohen ditën e Kuvendit me Komisionin e Mandateve.

Ky është kuvend i jashtëzakonshëm, procedurat e statutit parashikojnë që kuvendi mblidhet në mënyrë normale. Të gjithë janë të detyruar t’i binden vullnetit të shumicës, edhe unë që nuk e kam firmosur mbledhjen e këtij Kuvendi’, tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati12/11/2021 15:02

Basha dhe çeta e tij e qelbësirave iku dhe na e mori të keqen përfundimisht! Listat dhe formularët me emrat e firmëtarëve demokratë të dërgohen tek Gaz Bythëqiri, dashnori i Olti Currit, dhe ky t'ia dërgojë patronazhistëve të Ramës dhe Veliajt, dhe ata fashistë të fillojnë gjuetinë e shtrigave kudo ku ata punojnë, jetojnë apo kanë biznese, me të cilat ushqehen. Pastaj t'iu bëjnë presione dhe shtantazhe që të mos shkojnë dhe të votojnë në Kuvendin Kombëtar për rrëzimin e Lulit të Ramës dhe gridareve, të gazuarve, salijanjëve dhe të gjithë qëlbësirave të tjera. Ato formularë do të ruhen në kasafortë, në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD deri në ditën kur fillon punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Atë ditë le të verfikohen, të kontrollohen, të shqyrtohen një për një, përpara se sa të nisë punimet Asambleja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për rivendosjen e demokracisë dhe konservatorizmit në Shqipëri. Prandaj mos bini pre e presioneve, shantazheve dhe manipulimeve të Lulzim Bashës të Sorosit dhe narko-bandës mafioze të Edvin Ramës!

Shto koment

Denonco