Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

VIDEO-SYRI TV/ Paloka: Jemi në krizë, shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen

VIDEO-SYRI TV/ Paloka: Jemi në krizë, shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen

10:38, 12/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka priti në zyrën e tij në selinë blu gazetarët, ku i ka treguar formularët e dorëzuar nga delegatët, që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

Paloka ka thënë se PD për momentin ndodhet në një krizë dhe shumica, kërkon që kjo gjendje të zgjidhet.

Ai shtoi se cilido është i ftuar të vijë dhe të verifikojë për numrin e formularëve, ndërsa verifikimet sipas tij do të bëhen më 11 dhjetor, nga një komision i mandateve që do të formohet nga Kuvendi.

Unë nuk jam ndonjë qejfli i madh i procedurave të them të drejtim, kur delegatët kërkojnë të zgjidhin një krizë, se ne jemi në krizë duam apo s’duam ta pranojmë apo, kjo nëse data duhet lajmëruar gjysmë ore para ose mbrapa, këto gjëra cic-mice as PD-së nuk i vlejnë.

Nuk zgjidhet kjo krizë duke u marrë me procedurat. Kemi një realitet, jemi në krizë, shumica e delegatëve të Kuvendit kërkojnë zgjidhjen e krizës dhe ne duhet t'i përgjigjemi kësaj krize.

Edhe ju edhe unë (nuk i njoh të gjithë) nuk i kemi detyrën dhe as mundësinë t'i verifikojmë.

Këtu jeni për të verifikuar nëse janë apo nuk janë 4200 formularë. Si gazetare ke mundësi të shikosh sot në janë 4200 formularë në këtë zonë.

Duhet të ndodhë një fenomen që ta kuptosh nëse e ke me zgjidhje ligjore apo jo. Sot nuk ka asnjëri tagrin që të marrë këta formularë, a je ti a ke firmosur. Këto verifikohen vetëm në komisionin e mandateve ditën e kuvendit’, u shpreh gjatë fjalës së tij Edi Paloka.

Pyetje: Ata thonë nuk njohim Kuvendin, nuk do të ketë Kuvend

Paloka: Epo të thonë që nuk e njeh vullnetin e shumicës....të thuash që nuk janë shumica. Hajde verifikoje, listën në dorë. Formularin Edi Paloka. E kam delegat apo jo? Je këtu? Mbaroi historia.

Firmëtarët dhe përfaqësuesit e tyre, për arsyet e tyre që  i shpjeguan edhe publikisht, se për fat të keq në PD ka humbur besimi tek njërit-tjetri, për aktin që ata shprehën vetë, menduan ti depozitojnë diku. Kushdo funksionar si ju, mund të vijë tek e tek ti marrë me radhë dhe të verifikojë a janë këtu apo jo formularët. Dhe e vetmja gjë që nuk mund të bëjë është ti marrë ën zyrën e vet dhe të verifikojë. Se këtë e bën Kuvendi.  Kushdo që ka kuriozitet të ulet e ti marrë e të verifikojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati12/11/2021 15:01

Po, po, tek gjykatat sorosianë të çiftit të zogjve të kurvave Rama-Basha, atje rrëzohen!! Basha dhe çeta e tij e qelbësirave iku dhe na e mori të keqen përfundimisht! Listat dhe formularët me emrat e firmëtarëve demokratë të dërgohen tek Gaz Bythëqiri, dashnori i Olti Currit, dhe ky t'ia dërgojë patronazhistëve të Ramës dhe Veliajt, dhe ata fashistë të fillojnë gjuetinë e shtrigave kudo ku ata punojnë, jetojnë apo kanë biznese, me të cilat ushqehen. Pastaj t'iu bëjnë presione dhe shtantazhe që të mos shkojnë dhe të votojnë në Kuvendin Kombëtar për rrëzimin e Lulit të Ramës dhe gridareve, të gazuarve, salijanjëve dhe të gjithë qëlbësirave të tjera. Ato formularë do të ruhen në kasafortë, në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD deri në ditën kur fillon punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Atë ditë le të verfikohen, të kontrollohen, të shqyrtohen një për një, përpara se sa të nisë punimet Asambleja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për rivendosjen e demokracisë dhe konservatorizmit në Shqipëri. Prandaj mos bini pre e presioneve, shantazheve dhe manipulimeve të Lulzim Bashës të Sorosit dhe narko-bandës mafioze të Edvin Ramës!

mermer12/11/2021 12:58

Jo Edi, je ne rruge te gabuar, ceshtja rezohet ne gjykate. Na ke zhgenjyer shume

Shto koment

Denonco