Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

VIDEO-SYRI TV/ Paloka: Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, procedurat të tilla

VIDEO-SYRI TV/ Paloka: Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, procedurat të tilla

10:24, 12/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka thirrur paraditen e sotme mediat në zyrën e tij për të parë 4200 firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u shpreh se procedurat vlejnë kur Kuvendi mblidhet normalisht, por ky nuk është rasti.

‘Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, nuk është i zakonshëm’, u shpreh për gazetarët Edi Paloka, i cili ftoi dhe median të verifikojë firmat e 4200 anëtarëve, duke mos zbuluar të dhënat e tyre.

‘Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, nuk është i zakonshëm.

Procedurat e statusit parashikojnë kur Kuvendi mblidhet normalisht.

Kur nuk i përgjigjen detyrimeve statusore ata që kanë detyrimin, megjithëse unë nuk kam formuara një formular, jemi të detyruar ti përgjigjemi shumicës së Kuvendit dhe jemi të detyruar ti zbatojmë detyrimet tona statusore.

Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim, ashtu e mendon apo se konsideron të vlefshme, atëherë e kanë detyrimin nismëtarët e kuvendit të vazhdojnë me procedurat.

Është procedurë që nuk ndodh vetëm këtu. Edhe në Kuvendin e Shqipërisë e njëjta gjë ndodh. Këta që janë këtu e kanë mandatin?. Je kryetar seksioni apo nënkryetar seksion. Je delegat dhe verifikohet.

Kështu bëhet edhe për kuvendet e zakonshme, jo vetë, për këtë’, - tha gjatë fjalës së tij Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco