Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Beteja e fundit e Bashës për të mbajtur karrigen me ngatërresa procedurash

Beteja e fundit e Bashës për të mbajtur karrigen me ngatërresa procedurash

09:57, 12/11/2021
A+ Aa A-

Pasi bëri aktin personal të largimit të liderit historik të PD-së, Sali Berisha, nga grupi parlamentar, Lulzim Basha, fillimisht deklaroi se arsyeja ishte një detyrim nga SHBA-të dhe posaçërisht nga ambasadorja Yuri Kim.

Me shpresën se kjo gjë do të kalonte thjesht dhe shpejt, ai në deklaratat e para mbronte vendimin e tij “të detyruar”, kurse nga ana tjetër lëshonte deklarata “dashurie” dhe vlerësuese për Sali Berishën.

Po gjërat rodhën shpejt. Berisha nuk hoqi dorë kurrë nga kërkesa për transparencë dhe fakte dhe nga ana tjetër, ditë pas dite, zbërtheu planin politik që fshihej pas kësaj “non grata”, të iniciuar në prapa-dhomat e zyrës së Ramës e të lobuar nga Xhorxh Soros në Departamenitin Shtetit. 

Gjithashtu duke kërkuar ndjesë për suportin që i kishte dhënë Bashës në heshtje, zbuloi njëkohësisht sëmundjen e vërtetë nga vuante PD-ja.

Nisi kështu “Foltorja”, e cila në pak kohë tregoi jo vetëm se me kë ishin në shumicë demokratët, por nxori në shesh edhe frustimin e grumbulluar në 8 vite ndaj lidershipit katastrofik të Bashës.

Në ditët e para të Foltores, Lulzim Basha, sërish shpresonte se bëhej fjalë për diçka të përkohshme ndaj doli dhe deklaroi në shkallët e parlamentit se, “Koha shëron gjithçka”.

Në fakt koha dhe Foltorja e Berishës ecën përpara, kurse “plaga-Basha”, jo vetëm nuk u shërua, por përkundrazi, rezultoi se ishte një gangrenë e rritur në vite brenda Partisë Demokratike.

Ndërkohë që Foltorja zgjoi nervin, shpresën dhe frymën brenda PD-së, Basha doli me teorinë se sa të jetë ai në krye të partisë, nuk do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Paralelisht më uraganin demokrat drejt foltores dhe mbledhjes së firmave në kohë rekord për të mbledhur Kuvendin me synim ribërjen e statusit për të garantuar në të ardhmen demokracinë e brendshme, Bashës iu rrit frika dhe kaloi në sulme të tipit “llumi i PD-së”, apo “Trekëndëshi i Bermudës”.

Gjithashtu në mënyrë tinzare, herë hapur dhe herë me mënyra okulte, i shantazhoi me “gogolin Yuri Kim”, demokratët e turbulluar nga kjo që po ndodhte.

As kjo nuk funksionoj dhe ja ku jemi:
Në emër të Foltores Berisha prezantoi të mërkurën nga Rogneri 4200 firmat delegatësh, (nga 1800 që duhen), duke e tejkaluar disafish startin për të mbledhur Kuvendin e Jashtëzakonshëm në 11 Dhjetor.

Pasi i ftoi disa herë gazetarët që t'i shohin, Berisha paralajmëroi se nuk mund të publikohen emra konkretë. Kjo masë është e qartë për këdo që e di se si po funksionon mes delegatëve kompania e Bashës; me presione dhe madje blerje, ku nuk i ecën.

Pas kësaj fashikujt me firma ju dorëzuan kryetarit të Këshillit Kombëtarë Edi Paloka. Nuk çoi në shtëpinë e tij, por në selinë e Partisë Demokratike!

“Nuk ekziston asnjë detyrim statutor i atyre që mbledhin mbi 1800 firma për t’i dorëzuar përveçse para kuvendit ku verifikohet mandati, askund tjetër. Pse? Ky mekanizëm statutor është mekanizëm i zhbllokimit të partisë, kur atë e bllokojnë forume të tjera, kur Kryetari, me Kryesinë refuzojnë të thërrasin Kuvendin, kur Këshilli Kombëtar nuk e thërret Kuvendin. Në këtë rast hyn mekanizmi shpëtimtar i anëtarësisë. Nuk ka asnjë lloj detyrimi statutor. Nuk janë 1/4, por janë rreth 2/3 se vazhdojnë të firmosin dhe ne nuk kemi pse mos t’i mbajmë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar”, shpjegoi Berisha.

Këtu nis edhe përpëlitja e Bashës me kompani, për ta futur procesin në një hulli ngatërresash proceduriale, por edhe duke hedhur dyshime se bëhet fjalë për një “Blof” që nënkupton dështim në mbledhjen e 1800 firmave apo më keq, për falsifikim.

“Boll më me bllof. Sot u bë e qartë që nuk ka arritur z.Berisha për fat të keq të mbledhë 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që të më jepte mundësinë mua si institucion aspak institucioneve të tjera të Partisë Demokratike për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar”, deklaroi Gazmend Bardhi menjëherë pas këtij zhvillimi.

Duke i lënë alibitë e këqija me blofe mënjanë, ajo që ra në sy ishte se për herë të parë Bardhi dhe më pas këtë mëngjes, edhe Basha, pranuan se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit mund të ndodhë dhe është ligjshme nëse janë firmat e delegatëve.

Por Bardhi parmbrëmë dhe mesditën e djeshme, të vetmin argument që solli, ishte se 4800 firmat janë kyçur në kasafortën e Palokës dhe nuk janë çuar te protokolli.

Paloka nga ana e vet, në postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar i zgjedhur së fundmi me votim të fshehtë, ftohtë dhe me fakte shpjegoi rregullat në këtë rast, çfarë ndalohet dhe çfarë lejohet sipas statusit të PD-së, si dhe ftoi Bardhin me gjithë Bashën e këdo tjetër, që të shkojnë e t'i shohin personalisht firmat.

Edhe gjatë ditës së djeshme ky debat ka vazhduar me argument, akuza dhe anti-akuza.

Gazmend Bardhi mbajti një konferencë të stërgjatë për mediat, duke u përpjekur që të imponojë rregulla të pashkruara gjëkundi për këtë rast, si dhe refuzoi prerë që së bashku me median të shkojë personalisht të shikojë firmat “e falsifikuara në Zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Kurse buzëqeshja e e ditës së parë, u zëvendësuar nga paniku prej dosjeve me emrat dhe firmat e 4800 delegatëve, që gjenden ngjitur me zyrën e Lulzim Bashës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati12/11/2021 15:00

Basha dhe çeta e tij e qelbësirave iku dhe na e mori të keqen përfundimisht! Listat dhe formularët me emrat e firmëtarëve demokratë të dërgohen tek Gaz Bythëqiri, dashnori i Olti Currit, dhe ky t'ia dërgojë patronazhistëve të Ramës dhe Veliajt, dhe ata fashistë të fillojnë gjuetinë e shtrigave kudo ku ata punojnë, jetojnë apo kanë biznese, me të cilat ushqehen. Pastaj t'iu bëjnë presione dhe shtantazhe që të mos shkojnë dhe të votojnë në Kuvendin Kombëtar për rrëzimin e Lulit të Ramës dhe gridareve, të gazuarve, salijanjëve dhe të gjithë qëlbësirave të tjera. Ato formularë do të ruhen në kasafortë, në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD deri në ditën kur fillon punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Atë ditë le të verfikohen, të kontrollohen, të shqyrtohen një për një, përpara se sa të nisë punimet Asambleja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike për rivendosjen e demokracisë dhe konservatorizmit në Shqipëri. Prandaj mos bini pre e presioneve, shantazheve dhe manipulimeve të Lulzim Bashës të Sorosit dhe narko-bandës mafioze të Edvin Ramës!

Shto koment

Denonco