Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Krismat e Dumës/ Spaho: Ia ke thënë Berishës këto? Se në zyrën e tij ke qenë çdo ditë

Krismat e Dumës/ Spaho: Ia ke thënë Berishës këto? Se në zyrën e tij ke qenë çdo ditë

08:22, 12/11/2021
A+ Aa A-

Deklaratat e guximshme të zonjave të bukura të PD-së, dhe natyrisht edhe të zgjuara, si Grida Duma, kundër regjimit që ka vendosur Edi Rama, kanë shkuar edhe më përtej asaj që parashikohej.

Mbrëmjen e së premtes, Duma dëshmoi se di të godasë po aq fort edhe brenda radhëvë të partisë, ku evoloi si politikane në krah të liderit historik Sali Berisha dhe kryetarit Lulzim Basha, të godasë, pasi nuk njihet publikisht që nënkryetarja e PD-së të ketë debatuar, kundërshtuar, përballur me vendimet e tyre.

 Ajo u shpreh në emisionin “Real Story”  “unë e kam thënë që statura e Berishës nuk përkon me kostumin e deputetit. Mënyra se si ka bërë opozitë Berisha është edhe ekstraparlamentare. Nuk ka qenë petku i deputetit që e ka bërë të rëndësishëm në PD atë. Kjo po shkonte në absurd sepse kryetari i PD duhej të krijonte profilin e tij.

Lulzim Basha ka pasur betejën të godasë tek demokratët me një profil dhe lidership ndryshe nga Berisha i cili ishte i paprekshëm. Ka një paradosks të madh. Ai nuk mund të ishte thjesht një deputet. Ai vetë në kushtet e në politikani me përvojë të gjatë duhej të bënte një hap pas nëse do të donte që Basha të kishte peshën totale të vendimeve.”

Duma shtiu edhe ca më larg akoma: “Që në listën e 2021-it nuk duhet të ishte Berisha, sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit.”

Jo media, por një njeri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Dumës deri dje, ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i ka bërë sot një pyetje me qetësi: “Ia ke thënë Berishës këtë? Sepse deri në 25 Prill 2021 në zyrë të Berishës ke qënë çdo ditë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari15/11/2021 21:50

Qe nuk jane te mencura ta pranoj o demokrat por kurva, baxhella eshte e rende te thuhet nga nje demokrat packa se me sjelljen e tyre na kane merzitur shume. Besoj ne gjaknxehtesi e ke thene kete sepse ne demokratet ne jeten personale nuk i hyjme kerkujt.

Lali15/11/2021 18:10

Nuk paska fjetur fare kjo sharabajka kembeshtrember, domosdo edhe syte I Kane humbur thelle, se NATA Ben te vetem me keto laviret.

Demokrati12/11/2021 08:36

Keto zonja te bukura te PD-se se Lulit qe flasin e pelcasin sot kunder Dr. Berishes neper mikrofonet dhe perpara kamerave te banaqeve televizive, vetem te mençura e te zgjuara nuk jane. Ato jane thjesht kurva dhe baxhella te peshtira e te shemtuara ne çdo aspekt moral, politik e njerezor.

Shto koment

Denonco