Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Evi Kokalari: Yuri Kim po e shkatërron PD-në

Evi Kokalari: Yuri Kim po e shkatërron PD-në

21:40, 11/11/2021
A+ Aa A-

Aktivistja Evi Kokalari deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ambasadorja amerikane Yuri Kim po e shkatërron PD-në.

Ajo pohoi se, ndërhyrjet në politikën shqiptare janë ndërhyrje në punët e brendshme, ndërkohë që theksoi se çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë.

Rakipi: SHBA mund të shpallë një njeri non grata por nuk mund të ndërhyjnë amerikanët për të ndërtuar PD?

Kokalari: Ky është mendimi yt.

Rakipi: Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë? Ajo ka thënë që njoh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Basha nuk nëse nuk ka njerëzit poshtë nuk është kryetar i PD.

Kokalari: Megjithatë Kim nuk po e bën PD-në, ajo po e shkatërron PD-në.  

Rakipi: Zonja Kim?

Kokalari: Ajo që përfaqëson zonja Kim. Çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Trump ishte në shtëpinë e bardhë ajo do sillej komplet ndryshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco