Shkarkimi i nënkryetarit të bashkisë Durrës pas akuzave për Dakon, Paloka: Ku është SPAK

Shkarkimi i nënkryetarit të bashkisë Durrës pas akuzave për Dakon, Paloka: Ku është SPAK

15:15, 11/11/2021
A+ Aa A-

Pas zhvillimeve më të fundit në kampin e rilindjes në Bashkinë e Durrësit ku është shkarkuar nga detyra nënkryetari i kësaj bashkie pasi ka sulmuar ish kryetarin Dako, ka reaguar edhe drejtuesi politik i PD për Durrësin Edi Paloka.

“Asnjë reagim nga SPAK nuk ka ende. Arrestohen e ndalohen gjashtë persona nga bashkia Durrës me urdhër të SPAK, për abuzim në blerjen e një shkalle për zjarrefikës, po për këtë krim të rëndë zgjedhor heshtje e plotë. Heshtje që nga marsi për padinë time . Heshtje dhe tani.

Ky është SPAK që në i kërkojmë të bejë vettingun e politikanëve !!!”, shkruna deputetei Paloka.

Ja postimi i plotë:

Nënkryetari socialist i bashkisë Durrës ( i shkarkuar dje) ndër denoncimet e tjera që ka bërë, ka deklaruar hapur se “rilindja” me Dakon në krye , ne zgjedhjet e fundit blenë vota me shumicë në Durrës, duke përdorur dhe pushtetin!

“ Kjo u pa tek zgjedhjet e fundit. Të arrish të blesh, të jesh në pushtet e të blesh vota e të dalësh prapë skandal ne zgjedhje…”-thote Braho ne emision televiziv tek Syri Tv

Për këtë akuzë dhe të tjera ( pra për blerje votash dhe përdorim të pushtetit në zgjedhje) ka një padi timen, në emër të PD, në SPAK që prej marsit 2021.

Tani vjen kjo akuze direkte nga një funksionar i lartë i PS për të njëjtën çeshtje. Çfarë ndodh ? Asnjë reagim nga SPAK nuk ka ende. Arrestohen e ndalohen gjashtë persona nga bashkia Durrës me urdhër të SPAK, për abuzim në blerjen e një shkalle për zjarrefikës, po për këtë krim të rëndë zgjedhor heshtje e plotë. Heshtje që nga marsi për padinë time . Heshtje dhe tani.

Ky është SPAK që në i kërkojmë të bejë vettingun e politikanëve !!!

E për të qenë edhe më e plotë tallja dhe cinizmi; une nesër kam seancën e rradhës të një gjyqi , ku jam i paditur për shpifje nga zëvendës kryehajduti i zgjedhjeve në Durrës, Çela i Ramës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/11/2021 16:20

I NDERUAR PALOKA! MOS PYET KOT RETORIKISHT, KU ËSHTË SPAK, SEPSE SPAK ËSHTË ASPAK QË NGA DAKOT, DOSHËT, KODOSHËT DHE RAMA DHJET GJAK!!! KUR TË VINI NË PUSHTET BËHENI SHQIPËRINË ASHTU SIÇ DUHET, SEPSE TË GJITHA TË TJERAT DO TË RREGULLOHEN DHE DO TË SHKOJNË NË MËNYRË AMERIKANE NË VENDIN E VET! GJYQTARËT, PROKURORËT, SHEFAT E RAJONEVE TË POLICISË DHE DREJTORËT E POLICISË DO TË ZGJIDHEN ME VOTIM NGA VETË POPULLI DHE JO QË TI CAKTOJË PARTIA! TË GJITHË KËTA SOT, JO VETËM QË DO TË SHKARKOHEN NGA DETYRAT POR DO TË DËNOHEN ME BURG PËR MOSVEPRIM DHE SHPËRDORIM DETYRE! KËSHTU E KA AMERIKA, KËSHTU E KA ZVICERA! PËR ÇDO GJË DHE PËR GJITHÇKA VENDOSET ME REFERENDUM KOMBËTAR DHE LOKAL!

Shto koment

Denonco