Gazment Bardhi refuzon të shkojë të shohë firmat te kryetari i Këshillit Kombëtar

Gazment Bardhi refuzon të shkojë të shohë firmat te kryetari i Këshillit Kombëtar

15:12, 11/11/2021
A+ Aa A-

Edhe pse e ka pak metra larg, sekretari i Përgjithshëm aktual i PD-së, Gazment Bardhi refuzon të shkojë e të shikojë 4200 firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Këtë e tha ai në një deklaratë për mediat nga selia blu, gjatë së cilës ka theksuar edhe njëherë se Kuvendi Kombëtar mblidhet me ¼ e firmëtarëve.

Sipas Bardhit në zyrën e protokollit të PD-së nuk ka pasur asnjë depozitim firmash.

Ai tha se PD është institucion legal dhe se çdo kërkesë, aq më tepër e shumicës së demokratëve duhet depozituar në zyrën e protokollit.

Ai e cilësoi mbledhjen e 4.200 firmave nga lideri historik i PD-së Sali Berisha si një tallje e blof ndaj demokratëve, pasi pretendon se firmat nuk janë mbledhur.

‘Ka një shef zyre protokolli në zyrën e PD. Nuk vijnë firmat në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, regjistrohet dhe verifikohet çdo kërkesë e cilësdo, aq më tepër kur bëhet fjalë për 25% të Kuvendit të Partisë. Protokollohet çdo kërkesë, me datë dhe orë.

Nëse këto firma do të ishin firma të delegatëve do të ishin depozituar dje, e unë mora masat që punonjësit e administratës të qëndronin në punë përtej orarit zyrtar. Punonjësit e zyrës së protokollit kanë qenë në pritje të kësaj procedure.

Nuk sillen firmat nga dera prapa, qoftë edhe në shoqërinë e kamerave, me kuti të mbyllura në një zyrë që nuk është e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zyra e tij është e ish nënkryetarit të PD. Nuk ka zyrë kryetari i këshillit. Sepse ai drejton dhe moderon mbledhjet e Këshillit Kombëtar.

Sot na u tha se vetëverifikohen, pra X do të vetëverifikojë firmën e X. Secili prej atyre që ka firmosur vetëverifikon firmën e vet’, tha Gazmend Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Papari11/11/2021 16:17

Do kete surpriza, Bradhi por pergatitet per nje levizje surprize. Sapo na e konfirmoj kete me cel!

Korabi11/11/2021 15:55

Une nuk di kushe ka qene ne fushat me Qifen dha ase me intereson sot.Do ti beje dy pytje Z.Bardhe 1.Ku eshte grupi i tre fugonafe te Elbasanit qe bete vrasjen,sa ju shoqerojn sot Ju nga ata. 2.A pranohen pedera ne partit Konservatore ?

Arifi11/11/2021 15:52

Gazi, ke frike mos ha .arin te zyra e Palokes? E ka kuptuar dhe bufi qe do bashkoheni me qeverine Rama se ju pelqen palloshi! Po beni kujdes se do ju marrin me shkelma rrugeve!

Shto koment

Denonco