‘Sot janë mbledhur edhe 150 firma’, Noka: Qeveria ka një ministër të ri, quhet Lulzim Basha

‘Sot janë mbledhur edhe 150 firma’, Noka: Qeveria ka një ministër të ri, quhet Lulzim Basha

14:22, 11/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD Flamur Noka deklaroi para selisë së PD se Basha është një peng kryetar.

Sipas Nokës, “Qeveria ka një ministër të shuarjes së opozitës që quhet Lulzim Basha”.

“Sot janë mbledhur edhe 150 firma të tjera, është një vullnet absolut i demokratëve kundër pengut. Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve”, tha deputeti.

Deklarata

Nuk ka shqiptar dhe demokrat që nuk e di sot se kush i dogji dhe i shkatërroi të gjitha kauzat e PD, dhe për interesa e arsye të kujt i dogji. Zoti Basha është një peng kryetar, qeveria ka një ministër të shuarjes së opozitës që quhet Lulzim Basha. Është një pakicë, demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes shumicës absolute të delegatëve të Kuvendit.

Sot janë mbledhur edhe 150 firma të tjera, është një vullnet absolut i demokratëve kundër pengut. Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve.

Duhet të keni parasysh dy gjëra, e para zoti Basha është palë, dhe nuk është ai që mund ta shohë, sekretari i tij është palë, Kuvendi ka të drejtë statutore që të vetëmblidhet, pakica duhet ti nënshtrohet vullnetit të shumicës. Ne i depozituam te i vetmi institucion legjitim që është Këshilli Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco