VIDEO/ Strazimiri nga selia e PD: Kuvendi vetëverifikohet, kush të dojë, firmat i ka te Paloka

VIDEO/ Strazimiri nga selia e PD: Kuvendi vetëverifikohet, kush të dojë, firmat i ka te Paloka

14:09, 11/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti Flamur Noka, ish-deputetët Gent Strazimir dhe Arben Ristani kanë dalë në një konferencë për mediat nga selia e PD-së për të ju përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës.

Duke folur për mediat, Gent Strazimiri u shpreh se Kuvendi Kombëtar i PD-së është organi më i lartë i PD-së dhe sipas tij, vetëverifikohet.

‘Kuvendi i PD është organi më i lartë statutor në parti. Sipas të gjitha rasteve, vetë kuvendi vetëverifikohet.

Në asnjë rast, askush nuk verifikohet dot nga organe apo individë që rrjedhin prej tyre.

Kështu do të ndodhë edhe në 11 dhjetor, ku do të krijohet një komision dhe do të verifikojë anëtarët.

Për efekt për transparencës u dorëzuan 4200 firmat e anëtarëve të Kuvendit.

Firmat u dorëzuan tek kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Kush të dojë, kush ka dëshirë mund të shkojë dhe të shikojë firmat, por jo ti verifikojë’, tha gjatë fjalës së tij Gent Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco