Lëmosha nuk të bën kryeministër!

Lëmosha nuk të bën kryeministër!

14:02, 11/11/2021
A+ Aa A-

Nga Kristo Xhimo/

Kishim të gjithë forcën për të të bërë kryeministër! Kishim të gjithë energjinë dhe t'a vumë në dispozicion, për të fituar!

Mijëra qytetarë, dikush barkbosh dikush me barkun plot, dikush që mori kredi për të mbuluar shpenzimet e fushatës e dikush që mori kosto të tjera duke rrezikuar punën, biznesin dhe madje dhe jetën, të besuan ty Lulzim Basha, sepse të gjithë e dinim që ishte treni i fundit!

Lulzim Basha, nga paaftësia jote e pajustifikuar ti i ke thyer zemrat e mijëra demokratëve, që të besuan verbërisht. Gabimi falet, por kur përsëritet bëhet faji dhe faji nuk falet. Këtë mendim, e kanë me mijëra qytetarë dhe të flasë dhe në emër të tyre. Nuk pate as guximin t'i shkruaje një mesazh faleminderimi secilit demokrat që me vetmohim u hodhen për ty në betejë, nga Vermoshi në Konispol.

Sidoqoftë, unë sot të falënderoj për çdo të mirë që i ke sjellë Shqipërisë. Ke mundësi dhe për njëherë të fundit ti shërbesh Shqipërisë. Hapi rrugën demokratëve të marrin vendimin e drejt për t'a. Vetëm ashtu do të zgjidhet kriza që na ka mbërthyer. Vetëm ashtu do të dalë PD-ja më e fortë, vetëm ashtu do të rrëzohet Edi Rama, njeriu që egërsinë e tij më të madhe e ushtroi mbi njerëzit e t'u.

Me dashamirësi,

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Kristo Xhimo

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkumbini11/11/2021 15:03

Shkurt dhe sakt.

Shto koment

Denonco