Shkrirja e prokurorive rretheve sipas Sulës e vështirëson akoma më shumë punën e prokurorëve të mangët nga vetingu.
Si referencë deputeti i PD-së mori qarkun e Elbasanit, ku tha se një numër i vogël prokurorësh duhet të përgjigjen për një hapësirë gjeografike që fillon që nga Maqedonia e Veriut e deri në kufi me Italinë.
Deputeti i PD-së bëri një lapsus në perifrazimin e tij, pasi qarku i Elbasanit nuk ka dalje në Adriatik që të mund të thuhet se kufizohet me Italinë.
‘Pyetja e dytë ka të bëjë me hartën gjyqësore. Është një shqetësim jashtëzakonisht i madh për këdo, duke filluar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nga Prokurori i Përgjithshëm dhe ç’ka është më e rëndësishmja nga qytetarët shqiptar.
Pse po e them këtë, po marr qarkun e Elbasanit, është qarku që ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me detin me Italinë, dhe ka vetëm një prokurori që është prokuroria e Elbasanit. Numri i prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësor që është me mangësi, a mund të zotërohet territori nga një prokurori qendër qarku për këtë territor’, tha Sula.
© SYRI.net
Po ky duket nga surati qe eshte kafshe parahistorike, se per nga niveli intelektual eshte Coban pulash deti.hajde Parliament, hanjde deputet leshi......